Celebrity

Kylie s'e ka me ndonjë qejf të madh të martohet dhe pikë!

Shkruar nga Anabel

19 Korrik 2019

Kylie s'e ka me ndonjë qejf të madh të martohet dhe

Kylie Jenner dhe Travis Scott i kanë mbajtur fansat peng me statusin e tyre të marrëdhënies.  Janë apo jo të martuar është pyetja që konfuzon gjithë botën. Përgjigja?! JO, nuk janë të martuar.

Madje, për kureshtjen tuaj, Kylie as që e ka ndërmend të martohet sepse thjesht s’do.

Sipas US Weekly, Travis do t’i bëjë gjërat zyrtare mes të dyve, por 21-vjeçarja sikur s’e ka me shumë qejf!

Kylie s'e ka me ndonjë qejf të madh të martohet dhe

“Martesa nuk është shumë e rëndësishme për Kylie-in, por duket se është për partnerin  e saj. Ai do shumë që të martohen, kurse ajo nuk shpreh asnjë lloj interesi, por gjithsesi e kanë diskutuar disa herë këtë çështje.”

Për të qenë të sinqertë, e gjitha bën sens. Kylie është vetëm 21-vjeç dhe është krejt normale të presë përpara se të kurorëzohet edhe pse familja dhe miqtë mendojnë të kundërtën.

Kim përshembull, e këshillon të martohet që struktura e familjes të jetë e plotë. Sipas saj, martesa do ta ndihmonte edhe më të motrën.

Ajo dhe Travis jetojnë bashkë, kanë një fëmijë dhe e quajnë njëri tjetrin “burrë” dhe “grua”. Çfarë ndryshimi përbën nëse ka disa letra që e vërtetojnë këtë?