Pasi postoi një foto duke lexuar, të shumtë qenë ndjekësit që i kërkuan Sara Hoxhës, e cila është në pritje të fëmijës së dytë, të postonte disa libra që e kanë ndihmuar gjatë procesit të shtatzënisë. Lista e Sarës vijon kështu:
1. “Expecting Better” – Emily Oster
“I preferuari im deri tani. Autorja niset nga përvoja e saj personale dhe thyen çdo mit rreth shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës.”
2. “What to Expect When You're Expecting” – Heidi Murkoff, Sharon Mazel
“Të gjithë e dimë se ç’presim. Përmban informacione bazike dhe ndihmuese.”
3. “Bringing Up Bébé: One American Mother Discovers the Wisdom of French Parenting” – Pamela Druckerman
“E adhuroj. Është shumë argëtues.”
4. “The Happiest Baby on the Block” – Harvey Karp
5. “Birthing from Within: An Extra-ordinary Guide to Childbirth Preparation” – Pam England, Rob Horowitz
“Ky dhe libri në vijim janë për të të përgatitur në lidhje me procesin e lindjes.”
6. “Ina May's Guide to Childbirth” – Inna May Gaskin
Nëse jeni në kërkim të botimeve shqiptare:
“Shtatzënia ditë pas dite: Nëntë muaj me këshilla praktike dhe të vërteta të pamohueshme” – Susan Magee, Kara Nakisbendi
“Në pritje të një bebeje” – Orion Glozheni
Librin “What to Expect When You're Expecting” (Çfarë të presësh kur pret një fëmijë), e gjeni të shqipëruar nga Shtëpia Botuese “Dudaj”.