Fshehja e numrit të pëlqimeve nëpër foto po shqetëson shumë modele e influencuese në Instagram, por e dini kujt s’po i bën aspak përshtypje? Kylie Jenner-it me shoqe.
Sipas listës së përvitshme që llogarit përdoruesit më të paguar në Instagram, përpiluar nga Hopper HQ, Kylie Jenner fiton $1,2 milionë për një postim të vetëm. Mesatarisht, çmimi për një reklamë në Instagramin e Kylie-t kushton $1,266,000, një rritje nga vjet që kushtonte rreth $1 milion.
View this post on Instagram
E dyta në radhë është Ariana Grande, që mund të kërkojë $996,000 për postim, nëse do të donte. Por, këngëtarja nuk bën reklama në rrjetet sociale si puna e Kardashian-ëve. Dhe meqë jemi te familja më e famshme në botë. Kim, që është gjithashtu në listë, kërkon $991,000 për postim.
View this post on Instagram
Për sa i përket influencueseve të Instagramit, vlen të përmendet Lele Pons, që kërkon $144,000 për postim.
View this post on Instagram