TV Mania

Më mirë të mos e dini nga u frymëzua ‘Bananja’ e famshme

Shkruar nga Anabel

27 Korrik 2019

Më mirë të mos e dini nga u frymëzua ‘Bananja’ e

Ok, përsa kohë jeni këtu, do të thotë se jeni gati për të thyer pritshmëritë.

“Një vajzë të bukur njoha,
E brishtë e pafaj,
Tek po blinte një banane,
Një banane ngjyrë e flokëve të saj...”

Nis kështu teksi i këngës “Porsi bananja” që të krijon idenë e një takimi romantik me një vajzë leshverdhë, të brishtë dhe të ndrojtur, takimi i dytë me të cilën duket i pamundur. Por ja që jo. Kënga e njohur e viteve ’90, që vazhdon të dëgjohet po njësoj edhe në ditët e sotme, le të themi se u krijua në një moment frymëzimi jo fort të zakonshëm.

Më mirë të mos e dini nga u frymëzua ‘Bananja’ e

I ftuar në emisionin “Treshat”, Dashnor Diko rrëfeu mënyrën si u frymëzua Alqi Boshnjaku kur shkroi tekstin. Gjatë një udhëtimi, Boshnjaku mbante me vete një qese me banane. Aty lindi gjithçka.

Epo, frymëzimi mund të vijë në çdo moment, nga çdo gjë, sado e zakonshme qoftë. Siç shprehej Pablo Picasso, “frymëzimi ekziston, thjesht duhet të të gjejë në punë”.