Fillimi i muajit do t’ju gjejë në një humor të këndshëm dhe do të jeni plotësisht të hapur ndaj mundësive të reja që kanë të bëjnë me romancën. Është koha e përkryer për argëtim dhe dashuri, kështu që me çdo kusht do t’i dorëzoheni. Fundin e muajit do ta planifikoni për projekte të detajuara në punë, por interesante gjithsesi. Kështu që udhëtimet bëjini në gjysmën e parë, sepse ka gjasë të jeni sërish në zyrë. Ndryshe nga shumica e njerëzve që pushojnë, fundi i gushtit do t’ju gjejë të zënë me punë.
Nëse jeni beqar, Hëna e Re e 31 korrikut – 1 gusht, do të ndikojë që të gjeni një person të duhur për ju. Nëse jeni në një lidhje, planifikoni të pushoni bashkë në fillim ose në mes të muajit. Nëse të bëheni me fëmijë është një dëshirë e juaja, por keni pasur vështirësi me ngjizjen, mund të keni fat pasi 2019 është koha juaj për t’u këshilluar me një mjek të pjellorisë.
Urani do të jetë në kënd të vështirë me Hënën e Re dhe Diellin në Luan, kështu që bëni mirë të shqetësoheni për paratë që do të shpenzoni këtë muaj. Mund të keni shpenzime të papritura, ndaj bëni kujdes.
Marsi do të ndezë shtëpinë e tretë të dashurisë së vërtetë më 17 gusht, duke dyfishuar gjasat për romancë. Marsi është edhe sundimtari juaj, ndaj planeti i kuq i jep peshë kësaj ndjenje të ëmbël.
Një nga ditët me argëtuese do të jetë data 8, kur Afërdita në Luan do të marrë një energji emocionuese nga Jupiteri në shtëpinë tuaj të nëntë të orientuar drejt distancave të gjata dhe marrëdhënieve me njerëzit jashtë. Botimet, çështjet ligjore dhe përpjekjet për një diplomë universitare do të shkëlqejnë.
Më 11 gusht, Jupiteri do të shkojë në pozicionin e tij, ndërsa në po të njëjtën ditë Urani do të shkojë në prapavijë. Në këto kushte, çështjet e mësipërme do të shkëlqejnë akoma më shumë me Jupiterin në pozicionin normal.
Gjysma e dytë e gushtit do ta ketë theksin te puna, me Marsin që hyn te Virgjëresha më 17 gusht. Nëse punoni në fusha krijuese, 21 gushti do të jetë një ditë për t’u mbajtur mend.
Puna do të jetë e kënaqshme në sytë e shefit dhe punonjësve të tjerë. Priten falenderime dhe duartrokitje.
Keni qenë të zënë me konsideratat për karrierën dhe për fat të mirë gjatë gushtit do të shihni një kulm te përpjekjet tuaja. Mundësi të mira do të keni edhe pronat, ku mund të blini, shisni ose merrni me qira. Po kështu mund të rinovoni, lyeni ose dekoroni hapësirën e tanishme.
Nëse keni nevojë për më shumë para për të filluar një projekt, Jupiteri mbështetës do t’ju sjellë lajme pozitive.
Afërdita po viziton sektorin e shtëpisë dhe do t’ju këshillojë që të ndryshoni dekorin, ngjyrat dhe strukturën e shtëpisë për ta bërë më të bukur. Mërkuri do të jetë në sinkron me Neptunin, një tjetër shenjë që ndikon te vendimet e dizajnit.
Qëndroni fleksibël këtë muaj, sepse Urani do të veprojë më 16 gusht dhe mund të krijojë pengesa te mënyra e organizimit të planeve që lidhen me shtëpinë dhe familjen. Uranit i pëlqen të provojë zgjuarsinë tuaj ndaj bindeni se keni gjithçka nën kontroll.
Nga Hëna e plotë e 15 gushtit, karriera do të rrethohet nga fishekzjarre. Dikush do t’ju bëjë publicitet, do t’ju lavdërojë ose do t’ju shpalosë plane të tjera për punën tuaj prestigjoze, te e cila keni investuar shumë gjatë javëve të fundit.
Keni një Hënë të Re jashtëzakonisht të dobishme në fund të këtij muaji magjik, më 30 gusht. Një romancë parashikohet gjatë fillimit të shtatorit. Dielli, Hëna, Mërkuri, Marsi dhe Afërdita do të ndikojnë së tepërmi në këtë fushë.
Nëse doni të gjeni të dashur, qarkulloni rrugëve gjatë ditëve pranë 30 gushtit. Nëse jeni të lidhur ose të martuar, do të përjetoni një episod të paharrueshëm.
Mund të mbetni shtatzënë gjatë kësaj periudhe ose nëse keni fëmijë, shoqërojini në udhëtime. Do të jetë një fundjavë argëtuese për të gjithë.
Hënën e Re mund ta shfrytëzoni për ndonjë projekt frymëzues dhe ju sigurojmë që do të mhaniteni nga origjinaliteti juaj.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.