Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

5 Gusht 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Gjatë muajit do të vendosni në punë talentin tuaj – komunikimin. Hëna e Re më 31 korrik – 1 gusht, që ndikon te dy javët e para të muajit, së bashku me Diellin, Marsin dhe Afërditën do të grumbullohen në shtëpinë tuaj të tretë, duke ndikuar së tepërmi në këtë fushë. Nëse jeni shkrimtar, fitimet do të jenë të mëdha. Publiciteti ka të ngjarë t’ju ndjekë kudo.

Nëse jeni të vetëpunësuar ose publicist, punoni në një agjenci reklamash ose jeni menaxher në rrjete sociale, së shpejti do të shihni rezultatet e punës suaj. Dikush me energji dhe tepër i talentuar ju nxiti që të arrini nivelin profesional që keni tani. Talenti që përfaqësoni do të jetë arma juaj.

Udhëtimet do të jenë në planet e gushtit, veçanërisht në gjysmën e parë të muajit dhe do të jenë mjaftueshëm të paharrueshme dhe argëtuese.

Urani do të jetë në një kënd të vështirë me Diellin dhe Hënën e Re duke krijuar ndryshime të papritura dhe vonesa të rastit me planet e udhëtimit ose kontratat. Natyra e Uranit është e paparashikueshme kështu që vështirë t’i anashkaloni pengesat e tij. Megjithatë do të jeni të gatshëm të përballoni mirë situatën.

Fillimi i gushtit nuk është koha e duhur për të nënshkruar kontrata. Ditët më të mira janë 5, 6, 21, 28 dhe 29 gusht.

Pavarësisht prirjes së Uranit për të prishur planet tuaja, Neptuni shkëlqen në shtëpinë e dhjetë të famës dhe do të sigurojë një reputacion të shkëlqyer. Të ardhurat do të mbesin të forta.

Fundi i muajit do të sjellë një nga Hënat më të lavdishme të vitit 2019, duke hyrë në Virgjëreshë më 30 gusht. Do të jetë një kohë e favorshme për çdo gjë që lidhet me shtëpinë. Mund të shkoni në një apartament të ri, të cilin do ta riparoni dhe dekoroni sipas shijes suaj. Po kështu është një periudhë e mirë për të blerë, shitur ose marrë me qera apartamente.

Afërdita dhe Marsi do të sjellin një pamje të jashtëzakonshme dhe të rrallë së bashku, duke ndikuar te romanca. Ftoni dikë për të dalë, bëjini dikujt një ftesë për të drekuar në shtëpi, ose gatuani një darkë magjike për personin e zemrës.

Një sekret do të dalë papritmas në sipërfaqe. Në vend që të reagoni në mënyrë të shpejtë, mendohuni paksa në mënyrë që të përgjigjeni në mënyrën më të mirë të mundshme.

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Kohëve të fundit, keni qenë tepër të shqetësuar për paratë dhe këtë muaj, mesazhet nga planetet do të jenë të përziera – një fluks parash nga njëra anë dhe sërish një premtim financiar që mund të mos realizohet nga ana tjetër. Situata duket paksa komplekse. Por në vend të kësaj, përqëndrohuni në anën pozitive të gjërave, pasi planetet sugjerojnë se ka gjasa të mira që paratë të derdhen te ju.

Ditët më të mira për investime janë 5, 6 dhe 7 gushti kur Dielli në sektorin e të ardhurave do të marrë rreze nga Jupiteri, për fat të mirë. Jupiteri është tejet bujar.

Nga ana tjetër, te Hëna e Re në fillim të muajit, Urani te Demi do të jetë në një kënd të vështirë me Diellin dhe Hënën e Re në Luan. Urani rregullon paratë e njerëzve të tjerë. Nëse prisni fonde nga ndonjë sipërmarrës, në minutën e fundit gjërat mund të anulohen. Por aplikoni në vende të tjera.

Të gjitha këto vështirësi janë të përkohshme dhe do të shfaqen brenda disa ditëve aty afër 11 gushtit, kur Urani shkon në prapavijë.

Roli i Uranit është që të na stimulojë që të mendojmë me këmbë në tokë.

Flasim pak për lajmet e mira? Jupiteri, dhënësi i dhuratave, ndodhet në sektorin e projekteve dhe ideve, mallrave dhe shërbimeve, kështu që krijimtaria dhe imagjinata do të jenë të bollshme gjatë këtij muaji.

Burimet dhe kontaktet e vjetra nuk do të jenë të besueshme sa kanë qenë, por ndryshe do të ndodhë me marrëdhëniet e reja. Projektet e reja do të funksionojnë më mirë.

Më 11 gusht, Jupiteri do t’ju sjellë një lajm të shkëlqyeshëm nga puna që mund të parashikojë shumë të ardhura për ju.

Të gjitha enigmat tuaja do të zgjidhen më 15 gusht, kur një bankë, sponsor, reklamues ose sipërmarrës do t’ju sjellë lajme të mira. Sigurisht që siç e thamë, nuk përjashtohen të papriturat. Por kjo është jeta, s’ke ç’i bën.

Në këtë pikë, një partner në dashuri ose biznes mund të ndërhyjë për t’ju ndihmuar.

Teksa gushti është në ditët e fundit, do të doni të qetësoni trurin dhe të largoheni jashtë qytetit. Kjo është një ide e mirë. Hëna e Re më 30 gusht do të jetë një nga më të mirat e vitit.

Shkoni me partnerin, motrën, vëllain ose miqtë diku larg. Gjithashtu mund të planifikoni për të udhëtuar në mënyrë që të shihni një kongres, shfaqje ose të merrni pjesë në seminare të ndryshme – çdo udhëtim pas datës 30 gusht është tepër i favorshëm.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.