
Orkidea Latifi, e njohur ndryshe si Kida, ka sjellë në treg videoklipin dhe këngën e saj më të re "M'ke rrejt". Ajo është vetëm 16 vjeç, por duket se po pozicionohet mirë në botën e muzikës, pasi projektet e deritanishme kanë korrur sukses. Bashkëpunimi me Mc Kreshën në këngën "Rikthejm na" ka bërë që kënga, që nga momenti i lançimit deri më tani, të ketë mbi 3 milionë klikime në YouTube.
Një sukses shumë i shpejtë për këngëtaren, e cila siç ka pranuar edhe në intervistat e deritanishme frymëzohet nga Rihanna, Beyonce apo Rita Ora.
#showbiz