Celebrity

Miley Cyrus i tregon vendin ish-it të të dashurës së re

Shkruar nga Anabel

12 Gusht 2019

Miley Cyrus i tregon vendin ish-it të të dashurës së re

Kemi zhvillime të reja në ndarjen më traumatike të vitit, sigurisht në radhë pas ndarjes së Keisit dhe Stresit. Miley Cyrus dhe Brody Jenner po zihen nëpër komente... Por si fillim, pak kontekst.

Dje, u konfirmua se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund marrëdhënies së tyre 10-vjeçare pas pak muajsh të martuar. E gjithë kjo ndodhi shkurtimisht pasi u publikuan foto të Miley-t që puthej e përkëdhelej me Kaitlynn Carter, ish të dashurën e Brody Jenner (që është gjysmë-vëllai nga babai i Kendall dhe Kylie Jenner).

Siç bëhet në të tilla raste, Miley iu referua situatës në një përshkrim të gjatë në Instagram që në pamje të parë flet për natyrën, por nënkupton se “ndryshimi është i pashmangshëm” në çfarëdolloj rrethane.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

“Mos e kundërshtoni evolucionin sepse s’do të fitoni ndonjëherë. Porsi mali në të cilin po qëndroj, që dikur ishte nën ujë, i lidhur e Afrikën, ndryshimi është i pashmangshëm. Dolomitet nuk u krijuan brenda natës. U deshën miliona vite që të formohej kjo bukuri madhështore. Babi më thotë gjithnjë: ‘Natyra s’nxiton ndonjëherë, e s’është kurrë vonë.’ Zemra më mbushet me paqe dhe shpresë sepse e di që është e vërtetë. Më mësuan të respektoj planetin dhe proceset e tij dhe pikërisht të njëjtën gjë do të bëj dhe me veten,” shkruan Miley.

Ndërkohë, në Instagramin e Brody Jenner, situata s’ishte kaq e qetë. Ai publikoi në foto të vetes me përshkrim “mos e lër të djeshmen të sundojë të sotmen” dhe në koment shtoi “vëmendje! Së shpejti, foto të miat dhe të Liam që ecim dorë për dore në plazh.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Comments By Celebs (@commentsbycelebs) on

Nëse menduat se Miley do të shihte terezinë e saj, gaboheni. “Ik merr një sy gjumë në kamion dhe qetësohu,” i përgjigjet ajo.

Nuk dimë ç’të themi më për këtë situatë.