Instagramming

Sara Hoxha tregon gjithçka për shtatzëninë e dytë

Shkruar nga Anabel

12 Gusht 2019

Sara Hoxha tregon gjithçka për shtatzëninë e dytë

Siç mund ta dini, Sara Hoxha është në pritje të ëmbël. Në muajt në vijim, ajo dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të dytë të një tjetër djali dhe deri atëherë, vendosi t’u shuante pak kureshtjen ndjekësve të saj në Instagram. Përmes një seance pyetje-përgjigje, Sara tregoi gjithçka për shtatzëninë e dytë.

Mbi peshën e shtuar: “Jam 7 muajshe dhe kam shtuar 9kg.”

Mbi si e priti London lajmin: “Nuk mendoj se e kupton tamam. Përmend bebin dhe më prek barkun, por do e shohim si do e presë për dy muaj.”

Mbi sa fëmijë do: “Do të doja një familje të madhe, si familja në të cilën u rrita. Sidoqoftë, për vitet në vijim jam shumë mirë me dy djem.”

Mbi epiduralin: “Kam shumë tolerancë të ulët ndaj dhimbjes, prandaj, pro epiduralit.”

Mbi emrin e bebit të dytë: “ Po! Kishim zgjedhur një emër që para se të mbesja shtatzënë.”

Mbi lindjen natyrale: “Lindja e parë ishte operacion cezarian dhe urreva çdo minutë. Po shpresoj që lindja e dytë të jetë natyrale.”

Mbi të udhëtuarit: “Nuk më pëlqen. Më enjten këmbët dhe jam e rraskaptur. Jam shumë mirënjohëse që mund të udhëtoj, thjesht e kam më të vështirë gjatë kësaj shtatzënie.”

Artikull i rekomanduar: Sara Hoxha sugjeron librat që duhet të lexojë çdo grua shtatzënë