Ashley Graham është shtatzënë! Modelja e njohur dhe bashkëshorti i saj, Justin Ervin janë në pritje të fëmijës së parë, lajm të cilin e ndanë disa orë më parë përmes një postimi në Instagram.
“Si sot 9 vite më parë, u martova me dashurinë e jetës sime. Ka qenë udhëtimi më bukur me njeriun tim të preferuar në botë. Sot, ndihemi të bekuar, mirënjohës dhe shumë të emocionuar duke festuar familjen që rritet. Gëzuar përvjetorin! Jeta do të bëhet edhe më e bukur!”- shkruan Ashley në videon ku duket me barkun e rrumbullakosur.
View this post on Instagram
Graham gjithnjë ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë, ndonëse nuk ka qenë prioriteti i saj më i madh. Prej gati një dekade me partnerin e saj,modelja e kolme ia ka dalë të ndërtojë një martesë të shëndetshme.
Kohë më parë, këshilla që Ashley dha për çiftet ishte thjesht: “Beni seks! Bëni seks gjatë gjithë kohës!”
Të paktën për dyshen, kjo recetë duket se ka funksionuar më së miri.