Bota

Botës po i vjen rreziku nga Groenlanda!

Shkruar nga Anabel

20 Gusht 2019

Botës po i vjen rreziku nga Groenlanda!

Më 2 gusht, në Groenlandë u shkri rreth 12.5 miliardë ton akull, duke shënuar kështu humbjen rekord në histori dhe duke na kujtuar çfarë krize po përjetojmë me ngrohjen globale. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, ndoshta pas 1 shekulli, bregdetet e botës nuk do të jenë më njësoj.

Në një prej ditëve më të nxehta të kësaj vere, banorët e një fshati të vogël aty pranë, Kulusuk, dëgjuan një zhurmë të tmerrshme, që ngjante me një shpërthim. Në fakt, ishte një akullnajë në madhësinë e fushës së futbollit që u copëtua për t’u shkrirë më pas.

Botës po i vjen rreziku nga Groenlanda!

Ekipi i specialistëve të NASA-s u nisën për ta shqyrtuar gjendjen nga afër dhe panë se si aklli po rrezikohet jo vetëm nga temperaturat e larta të ajrit, por edhe nga ngrohja e oqeanit, që po e përpin gjithnjë e më tepër nga brenda.

Botës po i vjen rreziku nga Groenlanda!

“Ka mjaftueshëm akull në Groenlandë për të rritur nivelin e detit me 7.5 metra, gjë e cila do të ishte shkatërruese për gjithë bregdetet e planetit tonë.”- u shpreh njëri prej tyre.

Ndryshimi i temperaturave dhe ngrohja e ujërave ka bërë që kontakti i tyre me akullnajat të jetë fatal dhe shkrirja e tyre të përshpejtohet. Çdo ditë tërhiqen me metra të tëra akullnajash, të cilat kanë fuqinë të ndikojnë tek rritja e nivelit të deteve- gjysmë milimetri çdo muaj. Ekspertët e NASA-s u shprehën se diçka e tillë s’duhet neglizhuar.

Botës po i vjen rreziku nga Groenlanda!

Groenlanda ka ndikim në të gjithë planeti tonë. Miliarda ton akujsh të humbur rrisin nivelin e detit në Australi, Azinë Jugore, apo dhe Europë. Të gjithë janë të lidhur nga i njëjti oqean, gjë e cila flet për një rrezik të madh të përbashkët në dekadat e ardhshme.

Burimi: CNN