Harry & Meghan Speciale

Si i kanë punët mbretërorët me tatuazhet?

Shkruar nga Anabel

20 Gusht 2019

Si i kanë punët mbretërorët me tatuazhet?

Falë madhërisë së saj, familja mbretërore duhet të respektojë një sërë rregullash, thënë ndryshe, protokollin mbretëror. Vajzat e familjes nuk mund t’i lyejnë thonjtë me ngjyra, kapelet nuk ndahen në të shumtën e eventeve, qëndrimi duhet të jetë gjithnjë prej princeshe dhe...mos thatë gjë tatuazh?

Si i kanë punët mbretërorët me tatuazhet?

Me të drejtë, mund të mendoni se atyre nuk i lejohet në asnjë mënyrë të bëjnë ndonjë tatuazh apo jo? Gabim!

Mbesa e mbretëreshës, Zara Tindall, e pyetur nëse do t’i lejonte ndonjëherë fëmijët të bënin apo jo një tatuazh në të ardhmen. Nga përgjigja u kuptua se kjo punë, nuk është në dorën e saj. Dhe të askujt tjetër!

Si i kanë punët mbretërorët me tatuazhet?

“Ai nuk ka asnjë tatuazh!- tregoi Zara për të shoqin. Më mirë do të pranoja që një nga vajzat e mia të më vinte në shtëpi me një pirs se sa me tatuazh. Të paktën, ai mund të hiqet. S’e di si do të veproja nëse do t’i shihja me diçka të tillë.

Në fakt, mbesa e princeshës ka patur edhe vetë një pirs në adoleshencën e largët, duke provuar kështu që me pak përpjekje edhe mbretërorët mund të rebelohen, Në çdo kohë! Ndonëse Zara nuk ka të njëjtin status si princ Harry, Kate apo Meghan, protokolli vlen dhe për të.

Me pak fjalë: Harry dhe William mund të kenë diku ndonjë tatuazh, thjesht s’e kanë zbuluar akoma!