Shqipëria

Hotele me 700 euro nata: Ç'thuhet për udhëtimet luksoze të ministres së Drejtësisë?

Shkruar nga Anabel

24 Gusht 2019

Hotele me 700 euro nata: Ç'thuhet për udhëtimet luksoze

Orë më parë, Faktoje.al, (portali më i ri investigativ, struktura e të cilit është mjaft interesante), ka publikuar një artikull me titull: "Shteti shqiptar “i varfër” për qytetarët, i pasur për “krerët” e tij. 700 euro një natë në Romë për ministren e Drejtësisë”!

Sipas këtij shkrimi, ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bën udhëtime jashtë vendit që i kushtojnë shumë shtetit shqiptar. Qëndrimet e saj nëpër hotele luksoze kapin shifra marramendëse, që kalojnë edhe 700 euro nata.

Hotele me 700 euro nata: Ç'thuhet për udhëtimet luksoze
Hoteli 'The Hotel Brussels', ku ministria ka qëndruar nga 19 deri më 21 qershor të 2018-ës

Në të shumtën e rasteve, ministria ka zgjedhur të qëndrojë nëpër hotele luksoze, duke mos bërë asnjë lloj kompromisi me çmimet e majme. Faktoje.al, i ka publikuar disa nga faturat e deklaruara pas përfundimit të udhëtimit.

Hotele me 700 euro nata: Ç'thuhet për udhëtimet luksoze
Fatura nr 1.

Gjatë udhëtimit në Bruksel, ku ministria ndodhej për t’u takuar  me komisioneren Vera Jourova për të diskutuar lidhur me Reformën në Drejtësi, shihet se ka qëndruar në një hotel luksoz, që për 2 netë ka kushtuar 1320 euro (660 euro/nata).

Siç duket nga fotot dhe nga të dhënat bazuar në Faktoje.al, Gjonaj zgjedh të qëndrojë në dhomat më luksoze të hoteleve.

Hotele me 700 euro nata: Ç'thuhet për udhëtimet luksoze
'Corinthia Hotel London'

Gjatë vizitës së saj në Londrër, rezulton se ministria ka shpenzuar 706 euro nata vetëm për qëndrimin!

Hotele me 700 euro nata: Ç'thuhet për udhëtimet luksoze
Fatura e udhëtimit në Londër
Hotele me 700 euro nata: Ç'thuhet për udhëtimet luksoze
Majestic Hotel Spa, Paris
Hotele me 700 euro nata: Ç'thuhet për udhëtimet luksoze
Fatura e qëndrimit në Paris në hotel me çmim të deklaruar 670 euro nata

Nga ana tjetër, në një artikull të publikuar tek Lapsi.al, është bërë një verifikim i thjeshtë në Booking,  i hoteleve në të cilat ka qëndruar ministria e Drejtësisë dhe duket se çmimet e faturave nuk përputhen me ato të shifrave online.

Hoteli “The Hotel Brussels”në të cilin Gjonaj ka qëndruar 2 netë dhe ka paguar 1320 euro, pra 660 euro nata, në Booking rezulton me shifra shumë herë më të lira se ajo e deklaruara. Vetëm 123 euro nata!

Hotele me 700 euro nata: Ç'thuhet për udhëtimet luksoze
Hoteli në Bruksel

E njëjta histori vërehet tek pothuajse të gjitha udhëtimet e saj të punës, me përjashtim të qëndrimit në Londrës, ku diferenca në çmim ishte e vogël.

Hotele me 700 euro nata: Ç'thuhet për udhëtimet luksoze
Çmimi në Booking i dhomave në Majestic Hotel Spa, Paris

Mes gjithë udhëtimeve luksoze, duket se vendin e parë e mban qëndrimi i saj në Romë. Gjonaj, ka  preferuar të flerë në Via Veneto, një prej zonave më elegante dhe të shtrenjta të Romës, që njihet ndryshe si rruga e yjeve të shoë biz-it dhe bizneseve. Vetëm për një natë qëndrim në hotelin me 5 yje “Ambasciatori Palace”sipas saj  ka kushtuar 706 euro. Ndërkohë që nga kërkimi në Booking, po të njëjtin hotel mund ta gjesh me 164 euro për natë.

Hotele me 700 euro nata: Ç'thuhet për udhëtimet luksoze

Edhe pse çmimet e hoteleve sigurisht që kanë luhatje, në të shumtën e rasteve diferenca duket e papranueshme. Nëse të tilla prova qëndrojnë kemi të bëjmë me abuzim skandaloz, nga ana e ministres dhe jo vetëm.