Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards, Missy Elliott mori çmimin "Michael Jackson Video Vanguard", i cili u prezantua nga Cardi B. “Premtova që nuk do të qaj këtë herë, sepse unë qaj sa herë marr një çmim,” tha legjenda e hip hop-it. “Por çmimi 'Michael Jackson Video Vanguard' do të thotë shumë për mua.”
Në vijim, ajo shtoi se “ka punuar fort dy dekadat e fundit”, por nuk e kishte menduar kurrë se mund të merrte këtë çmim. Prania e 48-vjeçares në skenë u shoqërua me brohoritjet më të fuqishme të mbrëmjes.

Sigurisht që nuk mund të mungonte një super performancë e disa prej hiteve më të famshme ndër vite, si “Get Ur Freak On”, “Lose Control”, “Pass That Dutch”, “Work It” etj.