
Pas kërcimit të radhës, këngëtarja Nora Istrefi njofton se do ta lërë garën përgjysëm, pasi pret një fëmijë.
"Për mua lajmi që do bëhem nënë ëshë më i rëndësishëm se çdo spektakël apo çmim", ka thënë këngëtarja, e cila në këtë spektakël konkurron në çift me Gent Bejkon.
Lajmi për shtatzëninë e Norës ka qarkulluar prej kohësh, por artistja e "I jemi je" e ka mohuar, duke pritur momentin e duhur në mbrëmjen e "Dance With Me".
Nora u urua edhe nga anëtarët e jurisë.
Robert Aliaj tha se "E adhuronte Norën", tani që ishte shtatzënë. Valbona, nënë e tre fëmijëve, i shpreh se lindja e një fëmije është një mrekulli.
Ndërkohë, partneri i saj, Gent Bejko, u shpreh se edhe ai do të largohej nga gara, "si një xhentelmen i vërtetë".
Në 4 shtator të këtij viti, Nora lidhi kurorë me të fejuarin e saj prej 6 vitesh, Robert Berishën.
#showbiz