Nisim me Serena Williams që i kërkoi stafit editorial të Harper’s Bazaar të mos i editonte fotot e realizuara për kopertinën e saj. Në esenë e shkruar nga vetë ajo, publikuar në numrin e gushtit, ajo shprehet: “Më kanë sharë në të gjitha mënyrat. Më kanë bërë të ndihem keq për format trupore. Më kanë paguar më pak thjesht sepse jam grua. Me pak fjalë, s’ka qenë kurrë e lehtë. Por kur mendoj për një vajzë diku që duket si unë, shpresoj që zëri im ta ndihmojë sadopak.”
View this post on Instagram
Hilary Duff postoi në Instagram këtë foto të sajën, shoqëruar me një përshkrim të fuqishëm. “Meqë revistat dhe portalit vdesin të flasin për difektet e grave të famshme, ja ku janë të miat! Trupi im më ka dhënë gjënë më të shtrenjtë në jetë: Luca, para pesë vitesh. Mbush 30 vjeçe në shtator dhe trupi im është i shëndetshëm dhe më çon aty ku dua të jem. Le të jemi krenare për trupat tanë dhe le të mos harxhojmë kohë duke shpresuar të ishim ndryshe, më të mira, të pacena...”
View this post on Instagram
Rihanna dukej kështu në paradën e Kadooment Day dhe kur u pyet nga kryeredaktori i British Vogue, Edëard Enninful, si është të jesh gruaja që admiron çdo grua, Rihanna tha: “Po pyet njeriun e gabuar. Nuk e di, ndoshta më admirojnë ngaqë jam e kolme tani.”
View this post on Instagram
Priyanka Chopra pozoi qëllimisht kështu që të ekspozonte sqetullat, pasi në kopertinën e saj për Maxim India ishin edituar aq shumë, sa s’ngjanin më njerëzore.
View this post on Instagram
Jameela Jamil postoi këtë foto ku duket celuliti në këmbë dhe shkruajti se “të gjitha vajzat kanë celulit. Shpeshherë, kanë edhe foshnjet e sapolindura. Është normale. Të famshmit, revistat dhe reklamat duhet të mos e editojnë më nga fotot.”
View this post on Instagram
Kourtney Kardashian nuk i editoi strijat në të pasme dhe ky veprim, ose mungesë veprimi, u lëvdua nga qindra gra që e ndjekin.
View this post on Instagram
Ndërsa Ashley Graham tregoi historinë pas kësaj fotoje. “Unë ushtrohem. Përpiqem të ha sa më mirë. E dua lëkurën time. Nuk kam aspak turp nga disa gropëza, gunga apo celulit dhe as ti s’duhet të kesh,” shkruan ajo.
View this post on Instagram
Zendaya foli publikisht për editimin e tepërt që kishte bërë revisat Modeliste mbi fotot e saj. “Sot mora fotot e një shërbimi fotografik dhe u shokova kur pashë sa ishte manipuluar ijet dhe shpatullat e mia 19-vjeçare. Këto gjëra i bëjnë gratë të ndihen keq për veten, këto gjëra vendosin standarde të paarritshme[...]” tha ajo. Rrjedhimisht, revista i fshiu imazhet e edituara.
View this post on Instagram
Jessica Simpson postoi një foto të këmbëve të enjtura nga shtatzënia.
View this post on Instagram
Dhe së fundi, Brooklyn Decker postoi këtë foto të nishanit, të cillin i biri e ngatërroi për një puçërr.
View this post on Instagram