Pasi Giulia De Lellis deklaroi se s’ka lexuar asnjë libër, shkroi një. Libri i saj i parë, “Le corna stanno bene su tutto. Ma io stavo meglio senza,” u bë i famshëm pak orë pasi u lajmërua publikimi i tij në rrjetet sociale.
Shumë njerëz i janë drejtuar Amazon për të blerë librin e Giulia De Lellis, i cili do të dalë më treg më 17 shtator dhe falë rezervimeve të shumta, është i pari në listën e më të shiturve në Itali.
Duhet të jesh shumë i talentuar të bësh diçka mirë pa e provuar më parë. sSi të shkruash një libër kur s’ke prekur kurrë një me dorë. Giulia e ndërmori këtë rrezik dhe e ka ndarë opinionin publik në dy: nga njëra anë, disa mezi presin të lexojnë historitë dhe sekretet që do të rrëfejë influencerja italiane. Ndjekësit e saj, që i tejkalojnë 4 milionë, janë blerës potencial, ndër të cilët, shumica s’është shumë e dhënë pas librave.
Nga ana tjetër, disave iu duket absurde që De Lellis, me mungesë të theksuar bagazhi kulturor, debuton si autore.
Por Giulia-s s’i interesojnë kritikat. “Jam injorante, por jo budallaqe,” thotë ajo në një ballafaqim me një nga haters-at e saj. “Për fat të keq, nuk jam e dhënë pas letërsisë. Më mërzit. Kam thënë që s’kam lexuar asnjë libër, por në fakt kam lexuar dy.”
Bëhet fjalë për “The Little Prince” nga Antoine de Saint-Exupery, që e lexoi bashkë me mësuesen në fillore dhe “The Little Pink Book” nga Sonia Grispo, që i pëlqeu sepse “ishte rozë dhe i vogël.”

Me ndihmën e ekspertëve, De Lellis tregon historinë e jetës së saj në “Le corna stanno bene su tutto,” ku vlen të përmenden detajet e ndarjes me Andrea Damante, i njohur nga “Uomini e Donne.” “Do të tregoj një histori prekëse për mua. Shpresoj të ndihmojë ata që po kalojnë të njëjtën gjë si unë. Vendosa ta bëj pasi fola me një njeri të dashur që më këshilloi se është momenti të qaj një të vdekur që nuk e qava kurrë,” thotë ajo.
Mbetet të presim 17 shtatorin për të parë numrin e kopjeve të shitura.