E gjitha nisi me një replikë rastësore nga një student të cilit s’i besohej se po takonte dikë ng qyteti i Gjermanisë perëndimore, Bielefeld.
“Das gibt’s doch gar nicht,” ose “s’ka mundësi,” tha në vitin 1994, Achim Held, një student IT. Dhe kështu lindi konspiracia Bielefeld.
Teoria komike që Held pikënisi dhe diskutoi me shoqërinë e tij ishte njëfarë loje ku pjesëmarrësit duhet të përdornin aftësitë e tyre për të bindur të tjerët se Bielefeld, qyteti i 20 më i madh në Gjermani, nuk ekziston në të vërtetë, por është pjellë e imagjinatës.
25 vite më vonë, teoria është më e famshme se kurrë, kryesisht falë internetit. Held, tashmë ekspert kompjuterik, beson se teoria e tij bën punën e saj: tall gjithë teoritë e tjera konspirative. Ata që ofendohen nga qyteti i zgjedhur, duhet të dinë se ishte komplet rastësore.
Kjo nuk e ka penguar departamentin e marketingut të qytetit të përdorë teorinë për të rritur popullaritetin e Bielefeld që dikur s’përmendej, s’përflitej kund.
Rreth 2000 njerëz kanë marrë pjesë në garën për 1 milion euro që ka vetëm një kusht: duhen prova të pakundërshtueshme që Bielefeld është trillim. Gara fton cilindo pjesëmarrës të tregohet kreativ dhe të mos lërë vend për dyshim që qyteti është i shpikur.
Afati i fundit i aplikimit ishte të mërkurën dhe fituesi do të shpallet më 17 shtator. “Po argëtohemi shumë,” tha një zëdhënës.
Makinat me targa BI, që nënkuptojnë se vijnë nga Bielefeld, dërgohen të vërdallosen thjesht për t’i bërë njerëzit të besojnë se qyteti ekziston. CIA, Mossad dhe alienët citohen si shkaktarët e konspiracisë dhe fajësohen se e përdorin qytetin si mbulim për hyrjen e fshehtë të Atlantisit, ishullit fiktiv të përmendur nga Platoni.
Madje, edhe Angela Merkel ka marrë pjesë në këtë konspiraci masive. Në 2012-n, ajo iu referua një mbledhjeje që mbajti në Bielefeld dhe shtoi,“... nëse ekziston si qytet në radhë të parë.” Ajo tha: “Kam përshtypjen se kam qenë... Shpresoj të kem mundësi të rikthehem.”
Burimi: The Guardian