Celebrity

Aktorja e ‘Shtëpiake të dëshpëruara’ pritet të dënohet me burg: ‘Kam tradhtuar vajzën time’

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2019

Aktorja e ‘Shtëpiake të dëshpëruara’ pritet

Një prej protagonisteve të “Shtëpiake të dëshpëruara” pritet të dënohet me burg dhe me gjobë rreth 20,000 dollarë për shkak të akuzave për mashtrim dhe korrupsion. Bëhet fjalë për Felicity Huffman.

Aktorja e ‘Shtëpiake të dëshpëruara’ pritet

Ylli i “Shtëpiake të dëshpëruara” është një nga dhjetëra të pandehur që akuzohen për mashtrim dhe korrupsion referuar një hetimi të quajtur “Operation Varsity Blues”, një skandal ndaj rezultateve të testeve për pranim në kolegj.

Aktorja korruptoi organizatorët e testit SAT për t’i siguruar të bijës, Sophia Grace Macy, pranimin në kolegj.

SAT është një test standard i përdorur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara për t’u pranuar në kolegj. Ai ka për qëllim të vlerësojë aftësitë e nxënësve për të vazhduar studimet e mëtejshme. Ndonëse aplikohen edhe teste të tjera alternative, SAT është një ndër më të preferuarit për të siguruar hyrjen në kolegj ose universitet.

Vendimi përfundimar për çështjen e saj pritet të merret këtë të premte. Prokurorët kanë kërkuar një dënim me katër muaj burg, shoqëruar me 20,000 dollarë gjobë, ndërkohë që avokatët e saj kanë sugjeruar dënimin me 250 orë shërbim në komunitet dhe një gjobë prej 25,000 dollarësh.

Aktorja ka pranuar akuzat dhe në një letër tre faqëshe drejtuar Gjykatës shkruan për arsyet pse vendosi të korruptonte rezultatet e të bijës në testin SAT.

“Nuk po e shkruaj këtë letër në asnjë mënyrë për të justifikuar veprimet e mia, fajin tim apo për të shmangur pasojat,” shkroi ajo. “Në dëshpërimin tim për të qenë një nënë e mirë, mendova se gjithë ç’po bëja do t’i bënte mirë vajzës sime. Kam shkelur ligjin, kam mashtruar komunitetin arsimor, kam tradhtuar vajzën time dhe kam dështuar në familje.”

Në letrën në fjalë, Huffman thekson se e mori një vendim të tillë për shkak se sipas saj, e bija ka aftësi të kufizuara në të nxënë. Aktorja shton se u këshillua me William Rick Singer, personin përgjegjës pas skemës mashtruese. Ajo pati në plan ta bënte një veprim të tillë edhe me vajzën e dytë, Georgia Grace Macy, që po ashtu nuk ka aftësi të mira në të nxënë, por hoqi dorë.

“Mua sinqerisht nuk më intereson që vajza ime të shkojë në një kolegj prestigjoz,” tha ajo “thjesht doja t’i jepja një dorë për të ndjekur ndonjë program aktrimi, që është edhe talenti i saj.”

Ajo shton më pas, “Unë nuk doja që vajza të demoralizohej dhe të hiqte dorë nga ëndrrat e saj thjesht sepse nuk është e mirë në matematikë”.  Ndër të tjera, Huffman përshkruan edhe momentin kur skandali u bë publik dhe u mor vesh edhe nga vajza. Me lot në sy, e bija iu drejtua – “Pse nuk besuat tek unë? Pse menduat se nuk do t’ja dilja?”.

Aktorja e përfundon letrën duke shkruar se “do të pranojë çfarëdo ndëshkimi që Gjykata mendon se është i përshtatshëm”.

Burimi: CNN