Fillimisht u tha se dyshja është në një krizë, që u konfirmua deri-diku nga mungesa e Mozzik në ditëlindjen e Loredanës; pastaj u tha se shkak për prishjen e raportit qe gjendja emocionale e reperes pas skandalit për zhvatje dhe mashtrim; më vonë nisën zërat se Loredana “do të martohet” me Bonnie Strange, pas një fotoje ku reperja shkruante “ajo tha po”. Megjithatë duket se nuk kemi të bëjmë me të njëjtin rast si Miley me Liam Hemsworth.

Nisur nga postimet në Instagram, duket se raporti Mozzik-Loredana është përmirësuar. Siç mund ta shihni, reperi shfaqet në xhirimet e klipit të fundit të Lorit, e cila është në shoqërinë e Bonnie Strange, modele, aktore dhe këngëtare gjermane, emri i vërtetë i së cilës është Jana Weilert.
Vajzat qëndrojnë kokëlartë teksa në mesin e tyre qëndron një djalosh i lidhur. "Morgen" pritet të publikohet së shpejti.