Shqipëria

Banka e Shqipërisë prezanton kartëmonedhat e reja

Shkruar nga Anabel

13 Shtator 2019

Banka e Shqipërisë prezanton kartëmonedhat e reja

Në një ceremoni të organizuar nga Banka e Shqipërisë, u prezantuan kartëmonedhat e reja me prerje 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe 10000 Lekë. Kartëmonedhat e reja ruajnë elementet specifike të atyre aktuale, por vihet re një ndryshim në ngjyra. Ato janë prodhuar me elemente të reja sigurimi, duke i bërë më të sigurta ndaj falsifikimit.

Banka e Shqipërisë prezanton kartëmonedhat e reja
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë ceremonisë

Për herë të parë, seria e re do të sjellë një kartëmonedhë polimer, atë 200 lekë. Polimeri është material plastik, më rezistent se letra. Duke qenë se kartëmonedhat me vlerë nominale të ulët kanë normë më të lartë konsumi nga përdorimi, u pa e nevojshme përdorimi i materialeve më rezistente.

Fotot:

Banka e Shqipërisë prezanton kartëmonedhat e reja

Banka e Shqipërisë prezanton kartëmonedhat e reja

Banka e Shqipërisë prezanton kartëmonedhat e reja

Banka e Shqipërisë prezanton kartëmonedhat e reja

Banka e Shqipërisë prezanton kartëmonedhat e reja

Përsa i përket hedhjes në treg:

- kartëmonedhat 200 Lekë dhe 5000 Lekë do të hidhen në qarkullim duke filluar nga data 30 shtator 2019;
- kartëmonedhat 10000 Lekë dhe 1000 Lekë do të hidhen në qarkullim duke filluar nga viti 2020;
- kartëmonedha 2000 Lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga viti 2021;
- kartëmonedha 500 Lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga viti 2022.

Kartëmonedhat ekzistuese do të vazhdojnë të qëndrojnë në qarkullim.

Burimi: Banka e Shqipërisë