Kylie Jenner dhe Travis Scott s’janë thjesht partnerë – janë dhe bashkëpuntorë (ku bashkëpunimi më i madh është Stormi) dhe prandaj Travis ishte i vetmi që mund ta bindte të pozonte për Playboy. Reperi shërbeu si drejtor kreativ i sesionit fotografik, realizuar nga Sasha Samsonova dhe si intervistuesi që e pyeti Kylie-n mbi përvojën e saj në Playboy dhe për jetën si një nënë miliardere 22-vjeçare.
“S’ma merrte mendja të pozoja ndonjëherë për Playboy, por më pëlqejnë shumë kopertinat e fundit,” thotë Kylie në intervistë, “Më pëlqen shumë drejtimi kreativ që ka marrë revista për momentin dhe kur më propozove idenë – që ti do të ideoje kopertinën dhe do të kishte kontroll mbi imazhet – m’u duk perfekte sepse të besoj ty dhe vizionit tënd.”
Shumica e intervistës dhe fotove funksionon si një mburojë për mëmësinë dhe seksualitetin. Me shumë mundësi, hezitimi i Kylie-t për të pozuar për Playboy buron nga ideja se një nënë, një figurë publike, nuk mund të ketë një identitet seksual.
“Ti më kujton mëmësia dhe seksualiteti mund të bashkëjetojnë. Thjesht se përqafon seksualitetin tënd, s’do të thotë se s’ke morale apo se s’je nënë e mirë,” i thotë ajo Travis në intervistë. “Mund të jesh edhe seksi, edhe nënë e paparë.”
Sipas People, koncepti i Travis për projektin “ngjallte emocione kënaqësie, lirie dhe sensualiteti, ballafaquar me pafajsi, një dedikim për dashurinë e tyre dhe bukurinë e Kylie-t, në sytë e të dashurit të saj.”