Pak orë më parë, gjatë e "E Diela Shqiptare", u prezantua për herë të parë juria e plotë e "Kënga Magjike 2019".
Këtë vit, ata që do të votojnë për kategorinë "New Artist" janë Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Enkel Demi dhe çifti Dj Stone dhe Dj Miss Rose.
Këta të fundit, ndonëse janë 2, do të japin një votë të përbashkët për artistët e rinj.
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit për herë të parë Kënga Magjike internacionalizohet! Në edicionin e 21-të përpos kategorisë "New Artist", hyn kategoria "International Artist". Më shumë se 10 këngëtarë të huaj do të garojnë në spektaklin e "Këngës Magjike"! Këngëtarët do të këndojnë në anglisht, italisht, greqisht dhe jo vetëm.
Përpos listës së plotë të jurisë dhe risisë në kategorinë e re, sezoni i 21-të ka ndryshuar mënyrën e votimit.
Nëse më parë ishin vetëm artistët ata që votonin për njëri tjetrin, këtë vit, përveç tyre do të merret parasysh vota e publikut në internet dhe vota e jurisë New Artist.
Një formulë e tillë pretendohet të jetë më e drejtë dhe më e ndershme për të gjithë konkurrentët.