Ose i ul. Gjykojeni vetë në fund.
Gjatë Diamond Ball, Rihanna tha fjali që mbollën farat e para të dyshimeve.“Unë jam një grua me ngjyrë. Erdha nga një grua e tillë, që lindi gjithashtu nga një grua me ngjyrë. Do të jap jetë një gruaje tjetër me ngjyrë. Imë më është një shembull i përkryer për t’u përballur me sfidat dhe pengesat e jetës [...]” tha ajo.
Pastaj, filluan të qarkullonin këto dy foto ku vihet re një bark paska i fryrë. Por, siç mund ta dijë çdo grua normale mbi tokë, barku fryhet edhe kur ha një kafshatë më shumë se ç’duhet. Për më tepër, që këngëtarja u pa të pinte pak verë. Shtatzënia dhe alkooli s’janë aspak miq të mirë. Kështu që, mbetëm në udhëkryq.
A është apo jo Rihanna shtatzënë?
Ajo i dëgjoi pyetjet tuaja, i pa sytë tuaj të etur për informacion dhe postoi 8 (tetë!) foto ku fsheh barkun me çantë, duar a veshje të gjera. Dhe le të theksojmë një fakt shumë të rëndësishëm: I postoi brenda 24 orësh të gjitha. Është një lëvizje e mirëmenduar për të na hedhur hi syve.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Dikush që është shtatzënë dhe do ta fshehë, natyrisht fsheh barkun. Por kur poston tetë foto me barkun e fshehur brenda një dite, a po vë në lojë ata që aludojnë një shtatzëni?
Presim përgjigje.
Gjithë të mirat,
Fansat e tu