1. Teksa përgatitej për “Call Me By Your Name,” Timothee Chalamet shpenzonte katër orë në ditë duke mësuar italisht, piano dhe kitarë. Gjithashtu u shpërngul në lokacion, Crema, Itali, pesë javë para të tjerëve për të hyrë në personazh.
2. Për ta bërë Breaking Bad sa më realist, Bryan Cranston mësoi si të gatuante vërtet metamfetaminë. Ia mësuan agjentët e DEA që shërbenin si konsulentë për serialin.
3. Gjatë filmimeve të “Blue Valentine”, Michelle Williams, Ryan Gosling dhe Faith Wladyka jetuan për një muaj si famije në shtëpinë e personazheve. Festonin Krishtlindje false, ditëlindje dhe blinin dhurata për njëri-tjetrin që të krijonin kujtime reale.
4. Për të luajtur Wladyslaë Szpilman në “The Pianist,” Adrien Brody shiti makinën dhe apartamentin dhe u nis drejt sheshxhirimit vetëm me dy valixhe.
5. Gjatë filmimeve të “The Revenant,” Leonardo DiCaprio kalonte në hipotermi ngaqë duhej të zhytej në ujë të ftohtë disa herë.
6. Për rolin e Vivian në “Jungle Fever,” Halle Berry vizitoi një shtëpi të droguarish për të kuptuar më mirë personazhin. Gjithashtu nuk bëri dush për dy javë.
7. Gjatë përgatitjeve për “The Dark Knight,” Heath Ledger u mbyll në një dhomë hoteli në Londër dhe hyri në brendi të personazhit.
8. Për të luajtur Tonya Harding në “I, Tonya,” Margot Robbie shpenzonte katër orë në ditë, pesë ditë në javë në leksione patinazhi.
9. Në “Mission Impossible: Fallout,” Tom Cruise hidhet nga lartësia me 320 km/h, pa mbrojtëse.
10. Për rolin e tij në “My Left Foot,” Daniel Day Lewis nuk lëvizte nga karrigia me rrota edhe përmidis dublave a skenave. E ushqenin anëtarë të stafit, pasi luante rolin e një artisti me paralizë cerebrale.