Muzika

Bashkëpunimi me Yellow Claw dhe Offset: Teksti shqip i Erës që mund t’ju ketë shpëtuar

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2019

Bashkëpunimi me Yellow Claw dhe Offset: Teksti shqip i Erës që

Nëse dëgjuat këngët më romantike sot për sot,” Let’s Get Married” nga Yellow Claw, Era Istrefi dhe Offset, mundësitë që t’ju ketë shpëtuar pjesa kur Era këndon shqip janë të lartë. Në minutën 3:21, mbi zërin e Istrefit vendoset një grua që flet për dashurinë e Kristoffer dhe Biana-s, dy protagonistët e këngës.

Bashkëpunimi me Yellow Claw dhe Offset: Teksti shqip i Erës që

Megjithatë, nëse tregoheni të vëmendshëm, do të dëgjoni Erën që thotë: “Se si ti, s’o asnjo/ Një si ti nuk e gjej mo.”

Një frazë e tillë është vlerësuar nga shumë ndjekës shqiptarë, të cilët më parë kanë vënë në dukje faktin që Era “është larguar paksa nga stili i saj”. Kujtojmë që ajo ishte e para shqiptare që u bë e famshme me një këngë shqip, nga producentë shqiptarë, prandaj prej kohësh fansat këmbëngulin që këngëtarja të këndojë shqip.

Artikull i rekomanduar: A ia shkatërroi suksesi ndërkombëtar karrierën Era Istrefit?