Showbiz dhe TV

S’jua merr mendja sa kushton veshja më e shtrenjtë dhe më e lirë e Estela Ujkës

Shkruar nga Anabel

22 Shtator 2019

S’jua merr mendja sa kushton veshja më e shtrenjtë dhe më e

Për Estela Ujkën, veshjet më të shtrenjta jo domosdoshmërisht lidhen me çmimin. Nëse ka qenë okazion, ka qenë e fundit ose ka qenë pjesë e një koleksioni të limituar, për blogeren është automatikisht një veshje e shtrenjtë. “Jo gjithmonë të shtrenjtën e lidh me çmimin,” u shpreh ajo në një intervistë për “Mos i fol shoferit”.

S’jua merr mendja sa kushton veshja më e shtrenjtë dhe më e

“Për mua, veshjet e pazëvendësueshme janë më të shtrenjtat,” shtoi më pas. “Por nëse flasim për vlerë monetare, nuk kam blerë asgjë më shumë se 500 euro.”

S’jua merr mendja sa kushton veshja më e shtrenjtë dhe më e

Po veshja më e lirë? Blogerja nuk hezitoi sërish të përmendte shifra dhe tregoi se fustani më i lirë është pikërisht ai që mbante veshur gjatë intervistës; një fustan i bardhë me pika të zeza. Vetëm 220 lekë. “E vesha posaçërisht për të të thënë që jo gjithmonë çmimi bën diferencën.”

S’jua merr mendja sa kushton veshja më e shtrenjtë dhe më e

Në vijim, blogerja shtoi se “ka blerë në dyqane second-hand” (rroba të përdorura). “Si të gjithë shqiptarët, kam blerë në dyqane second-hand dhe jo në variantin second-hand [si sot], por te gabi. Ne jemi brezi që nuk kishim second-hand, kishim thjesht gabi.”