Showbiz dhe TV

Elisa Spiropali, shtatzënë për herë të dytë

Shkruar nga Anabel

24 Shtator 2019

Elisa Spiropali, shtatzënë për herë të dytë

Elisa Spiropali konfirmoi për herë të parë në studion e ABC News se është në pritje të fëmijës së dytë. E pyetur nga Mirela Milori, Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, hezitoi të përgjigjej fillimisht, por më pas pohoi se është në pritje të ëmbël.

“Përveç tërmetit që na tronditi pak, të tjerat po shkojnë shumë mirë,” u shpreh ajo në lidhje me shtatzëninë. Ndër të tjera, Spiropali shtoi se vajza e madhe “nuk e priti mirë për shkak të xhelozisë”, por tashmë u mësua.

Ministrja duhet të jetë në muajin e pestë të shtatzënisë, pasi fëmija pritet të lindë në fund të janarit.

Elisa Spiropali, shtatzënë për herë të dytë

Elisa Spiropali dhe partneri i saj Salarjon Tota, me të cilën u njoh në strukturat e FRESSH, janë prindër të një vogëluesheve 4-vjeçare, Nalta. Dyshja u martua në tetor të 2014-s dhe asokohe lidhja e tyre u bë publike vetëm një javë para se të ndodhte ceremonia e dasmës.

Elisa Spiropali, shtatzënë për herë të dytë