Kanye West dhe Bianca Sensori vendosën t'i japin martesës së tyre një shans të ri. Sipas PageSix, reperi i famshëm dhe modelja australiane “kanë folur shumë gjatë javës së kaluar dhe nuk janë gati të heqin dorë nga njëri-tjetri”.
Ribashkimi i tyre vjen një javë pasi vendosën të ndaheshin pas dy vitesh martesë. Çifti u pa së bashku në evente të ndryshme në Los Angeles gjatë fundjavës, duke ndezur thashethemet për një ribashkim. Mbrëmjen e së shtunës, arkitektja 30-vjeçare është parë e veshur me një pelerinë të zezë, ndërsa fytyrën e ka mbuluar, teksa ka shoqëruar reperin 47-vjeçar në premierën e filmit të saj.
Kanye West and Bianca Censori 'trying to make marriage work again' after post-Grammys split and offensive rants https://t.co/H51lW6y4x9
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) February 25, 2025
Më 13 shkurt, Page Six konfirmoi se Bianca Sensori i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me Kanye West.
“Ajo kishte arritur limitin. Bluza me svastika (simboli nazist) që West po shiste ishte pika e fundit. Ajo i tha se kjo nuk e identifikon atë dhe se nuk mund të lidhet imazhi i saj me diçka të tillë”, tha në atë kohë për mediat një person i afërt me të.
Kanye West gjithashtu bëri bujë në fillim të këtij muaji me një deklaratë në “X”, ku shprehu se ka "dominim mbi gruan e tij", si dhe duke shkruar me shkronja të mëdha se martesa e tyre nuk është "një lëvizje e zgjuar feministe”.
Sipas një personi të afërt me çiftin, qëndrimi i Kanye West për “dominimin” e tij ndaj Bianca Sensorit, i kombinuar me promovimin e veshjes specifike, po ndikonte edhe tek ajo, diçka që ajo nuk donte ta vazhdonte. Megjithatë, i njëjti person vuri në dukje se West kishte besim se Sensori do të kthehej tek ai, siç kishte bërë në të kaluarën. Përfaqësuesit e çiftit nuk kanë komentuar ende.
Artikuj të sugjeruar:
- Kanye West dhe Bianca Censori po publikojnë një film - dhe jo, nuk është ai që mendoni!
- Po këta ç’patën?! Kanye West dhe Bianca Censori i japin fund martesës
- Kim bëri një rrëfim të sinqertë për gjithë vështirësitë e ndarjes nga Kanye
- Prit, çfarë?! Kanye West po shet bluza $20 me svastika
- S’ndalojnë deklaratat tronditëse nga Kanye West: “Jam nazist dhe Hitleri ishte i paparë!”
- Huh?! Kanye West bën thirrje që Diddy të lirohet nga burgu
- Pas çmimeve Grammy, interneti po bën shumë qejf me fotot e Kanye West dhe Bianca Censori-t
- Jo thjesht një grua që pëlqen të shfaqet lakuriq: Disa fakte që nuk i dije për Bianca Censori-n