Kush jeton në Shqipëri a Kosovë, mund të ndjekë programet e Tv Klan pa ndonjë vështirësi. Është televizion kombëtar, mjafton të ndezësh televizorin. Nëse jeton jashtë vendit, duhet të paguash një nga platformat me pagesë si puna e Digitalb.
Prej vitesh, shqiptarët e diasporës e ndiqnin Tv Klan përmes Digitalb, gjë që ndryshoi së fundi pasi Tv Klan njoftoi se s’do të jetë më pjesë e platformës. Sigurisht, televizioni ua huazon sinjalin një sërë platformash të tjera me pagesë, por ka edhe një mënyrë tjetër për të parë të paktën dy emisione goxha popullore.
Si njoftoi Ardit Gjebrea, duke nisur nga sot, maratonën televizive të të dielës mund ta ndiqni falas, nga kudoqofshi, përmes një livestream në YouTube. Të njëjtën gjë bën edhe “Opinion” me Blendi Fevziun.