Showbiz dhe TV

Emisioni kur Rudina Magjistari ftoi në studio bashkëshortin, pa e kuptuar njeri

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2019

Emisioni kur Rudina Magjistari ftoi në studio bashkëshortin, pa e

E keni parasysh ato përmbledhjet e historive të dashurisë së personazheve të njohur? Pikërisht. Sot jemi mbledhur për historinë e Rudina Magjistarit dhe partnerit të saj.

Rudina Magjistari dhe bashkëshorti, ish-kampioni i kikboksit Xhavit Bajrami, njihen prej afërsisht një dekade. Historia e tyre e dashurisë është komentuar gjerë e gjatë nëpër media, sidomos për faktin që moderatorja ia doli ta mbante të fshehtë. Madje e ftoi edhe në program Xhavitin, ndonëse askush nuk e dinte se ishte partneri i saj.

Rreth nëntë vite më parë, Xhavit Bajrami ishte i ftuar në “Takimi i pasdites” për të rrëfyer historinë e tij të suksesit. Ardhja e tij në program ishte pikënisja e historisë së tyre. Asokohe, Rudina dhe Bajrami nuk ishin ende të lidhur.

Pak kohë para se Rudina ta ftonte në emision, Xhaviti i dërgoi një mesazh në Facebook: “Përshëndetje nga Tokio”. Ai nuk e njihte Rudinën, nuk e dinte se ishte e famshme në Shqipëri. Duke qenë se ishte rritur dhe jetonte jashtë, kikboksieri dinte shumë pak për televizionin shqiptar. Magjistari gjithashtu, që nuk ka ndonjë simpati të madhe për sportin e kikboksit, nuk dinte asgjë për arritjet e Bajramit nëpër botë.

Kështu, nisur nga fiksimi i Rudinës me qytetin e Tokios dhe kulturën aziatike në përgjithësi, moderatorja vendosi t’i kthente përgjigje përshëndetjes së sjellshme të tij. Pasi u njoh me sukseset e Bajramit, Magjistari mendoi ta ftonte në emision. Disa gjëra humbasin në internet, ndaj intervista e parë, diku rreth fundit të 2010-s ose fillimit të 2011-s, vështirë të gjendet në YouTube. Por kemi një tjetër video.

Emisioni kur Rudina Magjistari ftoi në studio bashkëshortin, pa e
1 janar, 2013

Instervista e parë shërbeu si moment kyç për raportin e tyre. “Rashë në dashuri me shikim të parë,” u shpreh Magjistari në “Zonë e lirë” në 2013-n.

Për pothuajse dy vite, ajo arriti ta mbante të fshehtë raportin e tyre. Në fillim të vitit 2013, Rudina e ftoi sërish Xhavitin në emision. Asokohe, ata ishin të lidhur, por askush nuk dinte gjë. Në një pjesë të intervistës, ajo e pyet se “çfarë pret nga viti 2013” dhe ai përgjigjet me “të kem familje dhe të dashuroj më shumë”.

Disa javë pas programit, nisën thashethemet se në fakt, i ftuari i moderatores, ish-kampioni i kikboksit, ishte në fakt partneri i saj. E ftuar te “Zonë e Lirë”, Rudina pranoi se prej kohësh e mbante të fshehtë. Fakti që ai jetonte jashtë dhe ajo në Tiranë i kishte ndihmuar që të mos binin në sy.

“Kisha parë fotografi të tij, në internet, ku pjesa më e madhe e tyre ishin gjatë stërvitjes ose ndeshjes, ku njeriu shpërfytyrohet. Një pjesë e tyre ishin kështu. Thjesht isha kurioze të kisha një sportist në studio. Kur ndodhi takimi i parë ishte një surpriz e madhe. Ishte me të vërtetë goditje, që kur hyri. Më pas u plotësua edhe nga gjëra të tjera. Kishte shumë dritë në portret,” tha jo.

Emisioni kur Rudina Magjistari ftoi në studio bashkëshortin, pa e

Dashuria e bëri sportistin të linte Zvicrën për t’u vendosur në Tiranë. Që prej vitit 2015, ata janë prindër të vogëlushes Mia.