Duke qenë se Urani, planeti i paparashikueshëm hyri në Dem më herët nga ç’pritej, më 6 nëntor 2018 për të qëndruar aty deri në 7 nëntor 2025, Peshoret duhet të përshtaten me disa rrethana të reja financiare.
Ky planet do t’ju sjellë nëpër duar shuma parash që as nuk i kishit shpresuar që do t’i shihnit, por nga ana tjetër ekziston rreziku i shpenzimeve të mëdha që mund t’ju dëmtojnë financiarisht.
Ky muaj do t’ju vendosë përballë sfidave të mëdha përsa i përket financave, kryesisht në ditët e fundit të tetorit. Lajmet që prisnit rreth parave mund të mos vinë në atë moment, por diçka tjetër do të vijë për ju. Askush s’e di si mund të reagoni ju ndaj këtij ndryshimi, por duket se do të demoralizoheni paksa nga të papriturat financiare.
Gjithsesi, ky muaj do t’ju vërë në qendër të vëmendjes. Familja dhe njerëz të rëndësishëm rreth jush do t’ju dëgjojnë me kujdes çfarë keni për të thënë dhe në fund, argumentet tuaja do të fitojnë.
Shpenzimet më të mëdha do t’i bëni për familjen tuaj. Jeni duke menduar për një shtëpi të re, por do ta gjeni veten duke u konfliktuar me ta për planet që keni në kokë. Do të kaloni shumë kohë duke menduar për idetë dhe planet, por nëse jeni në dyshim, më mirë mos bëni asgjë. Mos harroni që ndryshime të tilla vijnë edhe nga ndikimi i Mërkurit në prapavijë.
Përsa i përket dëshirave që keni, ky muaj ka plot energji të mira për t’ua realizuar. Në fillim të muajit, rrugët janë të hapura për të arritur objektivat.
Më 13 tetor, gjatë Hënës së Plotë, sytë tuaj do të jenë të drejtuar nga partneri. Është momenti më i ëmbël i gjithë muajit, kështu që shijojeni romancën dhe shkëputuni paksa nga realiteti. Bëni një udhëtim të shkurtër për të shijuar natyrën, ajrin e pastër, por mbi të gjitha njëri tjetrin.
Që në fillim të muajit do të ndjeni nevojën për privatësi dhe qetësi. Kjo tregon se ndryshimet e rëndësishme të cilat do t’i shihni po në fillim të muajit, nuk do të vijnë nga evente apo ngjarje, por nga mendimet dhe reflektimet që vetë do të bëni.
Këtë muaj do të shihni pak më qartë mundësitë që keni, talentet dhe të ardhmen. Aty nga mesi i tetorit do të punoni për një projekt sekret, sepse me shumë gjasa produkti apo shërbimi do të lançohet më vonë në treg. Më 13 tetor do të shihni frytet që ky projekt do t’ju sjellë.
Do t’ju kërkohet shumë energji për ta përfunduar, por fundjavën e 12-13 tetorit do të ndiheni paksa i lodhur dhe jo plotësisht i kënaqur nga çfarë keni dhënë.
Anullojini për pak ditë aktivitetet sociale, flini gjumë mjaftueshëm dhe kaloni kohë cilësore me njerëz që i doni.
Afërdita do të zhvendoset drejt shenjës suaj për herë të parë gjatë këtij viti, duke filluar nga 8 tetori deri në 1 nëntor. Këtë periudhë kushtojani pamjes suaj. Blini rroba të reja, make up-e dhe pse jo, ndryshoni parfumin.
Një arsye tjetër pse të tilla shpenzime duhet të bëni rreth datës 19-të është Mërkuri. Në vonë ai futet në prapavijë dhe shpenzimet e tepërta janë një temë që duhet shmangur.
Më 27 tetor, Hëna e Re në Akrep mund të sjellë një konflikt me partnerin tuaj në jetë ose atë në biznes.Ky njeri ka shumë rëndësi për ju, por gjërat do të dalin paksa jashtë kontrollit kur ju ta prisni më pak këtë. Mund të zbuloni aksidentalisht detaje që s’do t’ju pëlqejnë. Nëse jetoni me ta, do të bëni valixhet gati dhe do të zhvendoseni.
Nëse marrëdhënia është e rëndësishme për ju, sa më pak të flisni aq më mirë. Sidomos gjatë Mërkurit në prapavijë, që komunikimi ka probleme.
Nëse për një kohë të gjatë keni qenë i palumtur, dramat e fundit do t’ju bëjnë të merrni një vendim. Të dyja palët duhet ta duan një marrëdhënie për ta shpëtuar atë.
Kjo mund të jetë një periudhë paksa e vështirë kështu që kujdesuni për veten pasi kaloni shumë kohë duke u marrë me mirëqënien e të tjerëve. Do t’ju duhet fuqi aty nga fundi i muajit. Një njeri pranë jush (kushëri ose mik) do të ndihet papritur jo mirë dhe do t’ua vlerësonte ndihmën.