1. 50 First Dates
Filmi mund të jetë një komedi romantike e sheqerosur, por në fakt, është bazuar në historinë e Michelle Philpots. Pas dy dëmtimeve në kokë, ajo vuan nga një formë e rrallë e amnezisë që s’e lejon të krijojë kujtime të reja afatshkurtra. Kjo do të thotë që ajo s’ia ka idenë çfarë ka ndodhur pas vitit 1994 dhe meqë kujtimet e reja i fshihen kur fle, bashkëshorti duhet t’i tregojë çdo mëngjes se ka pësuar një aksident dhe se janë të martuar.
2. The Notebook
Filmi më romantik i të gjitha kohërave, The Notebook u frymëzua nga marrëdhënia e gjyshërve të gruas së Nicholas Sparks – një çift që kishin 60 vite bashkë. Ideja për të shkruar një libër me dy individë që e donin kaq shumë njëri-tjetrin lindi ditën pasi Nicholas u martua me gruan e tij dhe shkuan për vizitë te gjyshërit e saj. Atë ditë, ata i treguan të sapomartuarve si u njohën dhe ranë në dashuri.
Për Sparks, frymëzimi lindi nga mënyra si çifti trajtonte njëri-tjetrin. Në faqen e tij zyrtare, ai shkruan: “Mënyra si i shkëlqenin sytë kur e shihte. Si i mbante dorën, si kujdesej për të, si i përgatiste çajin. Mbaj mend që i shihja dhe mendoja se pas 60 vitesh të martuar, ata e trajtonin njëri-tjetrin si e trajtoja unë gruan time pas 12 orësh. Çfarë dhurate të mrekullueshme që na falën. Ditën e parë të martesës na treguan se dashuria është e përjetshme.”
3. The Big Sick
Filmi tregon historinë e dy njerëzve që dilnin shpesh bashkë, por s’janë të lidhur kur papritur, gruaja bie në koma. Ngjan si premisa standarde e një komedie romantike, por në të vërtetë është bzuar në historinë e skenaristëve, Kumail Nanjiani dhe Emily V. Gordon. Në dallim nga filmi, Nanjiani dhe Gordon nuk ishin ndarë, por ishin në muajin e tetë të lidhjes kur ajou sëmur dhe u vendos në koma nga mjekët. Gordon u diagnostikua me me Still’s Disease – një sëmundje sistemtike autoinflamatore që nëse s’trajtohet, mund të nxjerrë jashtë përdorimit organet më të rëndësishme të trupit. Nanjiani i qëndroi pranë Gordon gjatë gjithë sfidës dhe kur ajo u zgjua, ishte gati të martohej me të.
4. The Terminal
Ky film është bazuar në historinë e çmendur të refugjatit iranian, Merhan Karimi Nasseri. Ai mbërriti në aeroportin Charles de Gaulle në Paris në vitin 1988 dhe synonte të udhëtonte drejt Britanisë së Madhe. Fatkeqësisht, u kthye mbrapsh nga autoritetet sepse s’kishte pasaportë. Ngaqë nuk kthehej dot në vendin e tij, Nasseri jetoi për 16 vite në aeroport.