Kinema & TV

8 fakte interesante nga prapaskenat e xhirimit të ‘Joker’

Shkruar nga Anabel

4 Tetor 2019

8 fakte interesante nga prapaskenat e xhirimit të ‘Joker’

1. Për të realizuar personazhin e Jokerit, aktori Joaquin Phoenix ndoqi një dietë ekstreme dhe humbi afro 24 kilogramë.

8 fakte interesante nga prapaskenat e xhirimit të ‘Joker’

2. Vetë Arthur Fleck u konceptua me Phoenix në mendje.

8 fakte interesante nga prapaskenat e xhirimit të ‘Joker’

3. Teksa përgatitej për rolin, Phoenix studio lëvizjet dhe mimikat e aktorëve të filmave pa zë, si Buster Keaton dhe Ray Bolger.

8 fakte interesante nga prapaskenat e xhirimit të ‘Joker’

4. Grimi i kllounit Arthur u bë me qëllim për t’u dukur “antik” – buzët u lyen në ngjyrë të kuqërremtë për të ngjasuar me gjakun.

8 fakte interesante nga prapaskenat e xhirimit të ‘Joker’

5. Një pjesë e skenarit ndryshoi një ditë para xhirimeve dhe u desh që aktorët të përshtateshin – gjë që e bënë më së mirë – dhe në disa raste të improvizonin.

8 fakte interesante nga prapaskenat e xhirimit të ‘Joker’

6. Gjatë xhirimeve, në sfond vendosej muzika e Hildur Guðnadóttir (muzikantja islandeze, të cilës iu besua muzika e filmit), në mënyrë që aktorët të futeshin më shumë në rol.

8 fakte interesante nga prapaskenat e xhirimit të ‘Joker’

7. Muzika e Guðnadóttir ndryshoi një skenë. Në skenar, ishte parashikuar që Arthur vraponte në banjë, fshinte armën dhe lante fytyrën. Duke qenë se dëgjoi muzikën në sfond, Phoenix nisi të vallëzonte.  Producenti Todd Philips vendosi të mos e priste si skenë.

8 fakte interesante nga prapaskenat e xhirimit të ‘Joker’

8. Joaquin Phoenix pati një përplasje me një nga aktorët e tij të preferuar, Robert De Niro-n. De Niro dëshironte që t’i hidhte një sy skenarit para xhirimeve, ndërkohë që Phoenix këmbëngulte që të mos e lexonin.

8 fakte interesante nga prapaskenat e xhirimit të ‘Joker’

Filmi shërben si historia e origjinës së Joker, që siç mund ta njihni, terrorizon Gotham dhe i hap telashe Batman. Arthur është një komedian i panjohur që vuan nga një sëmundje e paqartë mendore dhe kalon një pjesë të filmit në një institucion psikiatrik. Pasi lirohet, Arthur bëhet i dhunshëm dhe kupton se i pëlqen fuqia që i fal dhuna. Filmi e shfaq si një njeri të pafavorizuar nga jeta e që gjen lumturinë te dëmet që u shkakton të tjerëve.

Artikull i rekomanduar: Pse njerëzit s'pushojnë së foluri për ‘Joker,’ pa e parë ende