Facebook, që ka në pronësi Instagramin, prezantoi pak ditë më parë aplikacionin Threads, që gjendet në platformat iOS dhe Android. Për një pjesë të mirë të përdoruesve, Threads është thjesht qesharak.
Aplikacioni hapet menjëherë te kamera, si Snapchati, dhe përqëndrohet më së shumti te komunikimi me miqtë e afërt (close friends), si Snapchati. Po kështu u lejon përdorusve të vendosin një status në Story, si Snapchati, dhe është krijuar për të qenë më i shpejtë në komunikimin me njerëzit, epo gjejeni çfarë, si Snapchati.
Një ngjashmëri e tillë i ka bërë njerëzit ta shohin me skepticizëm aplikacionin e ri të Intagramit, që qartazi është një kopje e Snapchatit. Shtojmë këtu se nuk është hera e parë që Instagrami kopjon Snap-in. Në gusht të 2016-s, Instagrami prezantoi opsionin Stories, karakteristika bazë e ndërtimit të Snapchatit.
“Në një mbledhje të Instagramit: ‘Snapchat, po ne do ta quajmë Threads’,” shkruan dikush në Twitter. “Unë aktualisht u dërgoj Direct Messages miqve të mi në Instagram. Kemi të gjithë Snapchat. Pse duket si Snapchat? Nuk më hyn në punë. Vetëm kaq opsione ka?” shkruan një tjetër.
Të gjitha funksionet e Threads janë të përfshira në Instagram, me përjashtim të vendosjes së një statusi, që mund të bëhet automatikisht ose në mënyrë manuale.