Dy prindërit e rinj, Granit dhe Leonita Xhaka, zbuluan emrin e vajzës së tyre që erdhi në jetë një ditë më parë. Në një postim në Instagram, Leonita shkruan “Ayana Xhaka. Mami dhe babi do të të duan përgjithmonë.”
Sipas informacioneve në internet, Ayana është një emër me prejardhje arabe që do të thotë “vajzë me sy të mëdhenj”. Emri Ayana ka gjithashtu kuptimin “lule e bukur”.
Graniti dhe Leonita u fejuan në prill të 2015-s. Në korrik të 2017-s, ata kurorëzuan fejesën 2-vjeçare në martesë.