Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të dytë! Pak minuta më parë, Sara postoi në llogarinë e Instagram-it një foto me bebushin e porsalindur dhe London Noor në krahë.
"Çmendurisht të dashuruar me Roman, i lindur dje më 11 tetor 2019. Më herët nga ç'e prisnim, megjithatë, 2.9 kilogram gëzim!"- shkruan Sara.
Ashtu siç kishin paralajmëruar, Sara dhe Ledioni vendosën që edhe djalit të dytë, t'i vendosnin një emër prej "qyteti europian". Duket se në fund, (edhe pse njerëzit ishin të sigurt që do të quhej Paris) çifti ka rënë dakord për Roman.
Në foton e postuar, trashëgimtarja e Top Media-s nuk është përpjekur ta mbulojë fytyrën e bebit, por është ende shumë herët për të dalluar tiparet e të voglit. Në fund të shtatorit, Sara organizoi festën e mirëseardhjes (baby shower) ku bëri bashkë familjen dhe miqtë e saj më të ngushtë.
Lajmin e shtatzënisë së dytë, Hoxha e bëri publik në maj dhe që prej asaj kohe, ka ndarë me ndjekësit thuajse gjithçka rreth këtij rrugëtimi.