Social Buzz

Tani e kuptojmë pse shqiptarët e quajnë pastën e dhëmbëve kolinoz

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2019

Tani e kuptojmë pse shqiptarët e quajnë pastën e

Kolynos quhej një linjë produktesh për kujdesin oral, krijuar nga Newell Sill Jenkins, që ishte tejet popullore gjatë viteve ’30 dhe ’40. Ishte pasta e dhëmbëve më e shitur, pas Colgate. Në periudhën e pikut të famës, Kolynos reklamohej e tregtohej edhe në Shqipëri.

“Kolynos heq me nji herë njollat e verdha të shëmtuara, ngorth mikrobet e gojës të shkaktojnë kalbjen dhe i bën dhëmbët të bukur dhe të bardhë. Përdorni Kolynos, kremën antiseptike dhëmbësh,” shkruhet në një reklamë në një gazetë shqiptare, botuar rreth viteve ‘30.

Tani e kuptojmë pse shqiptarët e quajnë pastën e

Tani e kuptojmë pse shqiptarët e quajnë pastën e

Porsi shumë produkte të tjera në vend, si brioshët apo çamçakëzët që u referohemi me emrin e markës më të famshme që i tregton, edhe pasta e dhëmbëve pati të njëjtin fat. Po kështu ndodhi edhe në Peru, ku Kolynos është sinonim me pastë dhëmbësh.

Fjala kolynos vjen nga greqishtja kolyo nosus që do të thotë parandalues sëmundjesh dhe kombinimi i këtyre dy fjalëve thonë zbukurues dhe parandalues sëmundjesh.

Këtu mund të lexoni për fjalë të tjera si kolinoz që u bënë pjesë e fjalorit të shqipes në të njëjtën mënyrë; fjalë si aspirinë, vazelinë, celofan, valium apo djathë bebe e milva.