Celebrity

Biseda dhe foto: Youtuberi akuzon Austin e ACE Family për përdhunim

Shkruar nga Anabel

15 Tetor 2019

Biseda dhe foto: Youtuberi akuzon Austin e ACE Family për përdhunim

Cole Carrigan, në një video me titull “E vërteta e ACE Family”, akuzon Austin McBroom se së bashku me djemtë e sigurimit dhe babain e tij kanë përdhunuar një prej mikeshave të Carrigan.

Biseda dhe foto: Youtuberi akuzon Austin e ACE Family për përdhunim

Cole është një artist makeup-i, kanali i të cili numëron më shumë se 169,000 subscribers. Ndërkohë që ACE Family përbëhet nga Austin McBroom dhe partnerja e tij Catherine Paiz. Austin dhe Catherine janë prindër të dy vajzave, Elle dhe Alaia. Kanali i tyre është një ndër më të njohurit në YouTube me më shumë se 17.7 milionë subsribers.

Biseda dhe foto: Youtuberi akuzon Austin e ACE Family për përdhunim

Në video, Cole Carrigan thotë se në fund të qershorit, Austin ndodhej në Miami së bashku me të atin. Ai ishte i shoqëruar nga disa vajza seksi, disa prej tyre mikesha të Carrigan. Në mbrëmje, dy prej tyre shkruan në dhomë për t’u ndërruar dhe atje, sipas Cole, ia behën Austin, i ati dhe djemtë e sigurimit të tyre. Youtuberi thotë në video, që momentalisht është parë nga më shumë se 1.6 milionë njerëz, se të gjithë përdhunuan një nga mikeshat e tij.

Për shkak të turpit dhe frikës ajo nuk dëshiron ta tregojë fytyrën, por pranon të tregojë historinë përmes telefonit.

Ndër të tjera, Cole poston edhe disa screenshot të bisedave mes vajzës në fjalë dhe Austin McBroom si edhe një foto nga dhoma e hotelit, ku thuhet se ndodhi përdhunimi, në të cilën vihen re çarçafët me gjak.

Përsa i përket njerëzve, disa janë të mendimit se “Austin ka qenë gjithnjë i çuditshëm”, ndërsa të tjerë nuk e besojnë historinë.

ACE Family nuk ka reaguar ende.