Celebrity

Jennifer Aniston hapi Instagram, bllokoi aplikacionin dhe theu një rekord botëror – për vetëm 6 orë

Shkruar nga Anabel

17 Tetor 2019

Jennifer Aniston hapi Instagram, bllokoi aplikacionin dhe theu një rekord

Jennifer Aniston hapi një profil personal në Instagram të martën në mëngjes. Dhe nëse kaq s’mjaftonte, fotoja e parë ishte një selfie me gjithë aktorët e “Friends”: Lisa Kudrow, Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Matthew Perry.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston) on

Thuajse menjëherë, prezenca e Aniston në Instagram u pasua me pafund ndjekës, pëlqime dhe komente që shkaktuan probleme teknike. Disa përdorues nuk mund ta ndiqnin Aniston si rrjedhim i këtyre problemeve.

Gjithçka është zgjidhur tashmë, por diçka u thye përgjithmonë. Guinness World Records raportuan se Aniston theu rekordin për llogarinë në Instagram që arriti një milion ndjekës në kohën më të shkurtër. Aniston i mblodhi aq fansa për pesë orë e 16 minuta.

Ky rekord më parë mbahej nga profil zyrtar në Instagram i Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Princ Harry dhe Meghan Markle. Ata arritën një milion ndjekës në prill, për pesë orë e 45 minuta.

Para atyre, rekordin e mbante ylli i K-pop, Kang Daniel, që ia doli për 11 orë e 36 minuta.