Aktualisht, Jenna Dewan po shijon periudhën e pritjes së ëmbël, nga marrëdhënia me të dashurin e ri, por kjo s’do të thotë që ndarja me Channing Tatum s’i la plagë. Në fund të ditës, sidoqofshin, ndarjet janë të dhimbshme.
Ndonëse aktorja ka zgjedhur të mos flasë shumë për divorcin e bujshëm, së fundmi ka treguar veçanërisht ndjesitë e para kur mësoi për lidhjen e re të Channing me dikë tjetër, më saktë Jessie J.
Në librin e ri të saj, (Gracefully You: Finding Beauty and Balance in the Everyday) Jenna shkruan se e mësoi nga interneti lajmin për lidhjen e re të ish-bashkëshortit.
“Po mësoja gjëra për ish-in tim nga interneti. Isha në avion, e vetme kur zbulova për lidhjen e tij të re. S’isha në gjendje ta perceptoja drejt situatën në atë moment.”- shprehet ajo.
Përpos kësaj, aktorja pohoi se fillimi i ndarjes ishte shok total për të.
“Ndihesha sikur isha në një dollap të errët dhe përpiqesha të gjeja dritën për të dalë që aty. Një javë më vonë e gjeja veten mirë, me emocione të reja. Më duhej shumë kohë të ulesha vetë me dhimbjen time dhe ta përballoja situatën siç ishte."- vazhdon ajo, por fatmirësisht gjërat ndryshuan kur u njoh me Steve!
Sot, është më shumë se gati për familjen e re me të!