Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gaza: Dhjetëra të vdekur nga sulmet izraelite

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sulmet izraelite në Gaza kanë shkaktuar vdekjen e mbi 50 palestinezëve, pjesa më e madhe, gra dhe fëmijë. Sulmet u kryen në zona të banuara, duke mos kursyer kampet e zhvendosjes, zonat e banuara, si dhe tendat ku strehohen njerëzit e zhvendosur nga e gjithë Gaza.

Izraeli vijon fushatën e dhunës në të gjithë Rripin e Gazës, me qëllim zhdukjen e militantëve të Hamasit. Pas një armëpushimi që nuk u respektua nga ana e Izraelit, sulmet kanë nisur me të njëjtën ashpërsi, duke numëruar qindra viktima.

Qeveria hungareze do të “pyesë” popullin për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Qeveria e Viktor Orban do të nisë një “konsultë” me popullin, për të rimenduar anëtarësimin e Ukrainës në BE. Pra, praktikisht, populli hungarez, përmes votimit, do të vendosë nëse Ukraina do të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Në fakt, votimi nuk është një referendum tipik, pasi nuk ka një vlerë juridike, madje, është një praktikë e përdorur shpesh nga qeveria hungareze. Orban ka nisur edhe një fushatë, në të cilën pretendon se po përshpejtohet procesi i anëtarësimit në BE pa pyetur për “mendimin e popullit”.

Rusia kërcënon (sërish) Perëndimin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Rusia ka kërcënuar sërish Perëndimin me përdorimin e armëve bërthamore, nëse kërcënohet dhe rrezikohet. Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Sergei Shoigu, është shprehur në një intervistë për TASS se Rusia është e gatshme të përdorë edhe armët bërthamore në rast të një agresioni nga ana e Perëndimit.

“Nëse na sulmojnë, ne do të përdorim bombën atomike”, tha Shoigu, duke shtuar se kanë ndodhur ndryshime në Bazat e Politikës Shtetërore të Federatës Ruse pikërisht në sistemin e mbrojtjes dhe armëve bërthamore, të cilat do të aplikohen nëse kërcënohet territori rus dhe bjellorus.

Kush mund të jetë Papa i ardhshëm?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sipas bastvënësve për emrin e ri të Papës, e gjithë gara bëhet mes dy kardinalëve: Pietro Paroli-nit dhe filipinasit Luis Antonio Tagle. Duke qenë se konklava (procesi i zgjedhjes së Papës së ri në Vatikan) po afron, është rritur ndjeshëm interesi për të njohur kandidatët.

Sondazhet dhe kuotat e agjencive britanike, Parolin-i gëzon rreth 35% të shanseve për t’u bërë Papa i ardhshëm, ndërsa Tagle, 25%. Sigurisht, mund të ndodhin edhe të papritura. Të tjerë kandidatë janë edhe kardinali hungarez Peter Erdo, portugezi Jose Tolentino, si dhe tre kardinalë të tjerë me prejardhje afrikane.