Harry & Meghan Speciale

Princ William shqetësohet për vëllain pas intervistës së famshme

Shkruar nga Anabel

21 Tetor 2019

Princ William shqetësohet për vëllain pas intervistës

Deklaratat e princ Harry-it rreth sfidave me shëndetin mendor, duket se kanë shqetësuar vëllain e madh, princ William-in.

Ky i fundit, po shpreson që Duka dhe Dukesha e Sussex-it të jenë mirë pas gjithë çfarë thanë në intervistën për dokumentarin e ITV.

Si Meghan ashtu dhe Harry folën gjatë për problemet që media dhe tabloidët britanikë në veçanti i kanë shkaktuar gjatë gjithë kësaj kohe.

“Kur u njoha me bashkëshortin tim, miqtë e mi ishin shumë të lumtur, sepse isha unë e lumtur. Por miqtë britanikë më thanë: “Jemi të bindur që është njeri shumë i mirë. Por mos u marto me të sepse tabloidet britanike do të të shkatërrojnë jetën,” - i tha Meghan intervistuesit, Tom Bradby, duke shtuar se nuk e dinte ç'e priste në jetën e re.

Burime pranë pallatit mbretëror Kensington, hodhën poshtë gjithë zërat që thanë se princ William është "nervozuar" me vëllain e vogël, pas intervistës që u transmetua të dielën.

Princ William shqetësohet për vëllain pas intervistës

Aty, ndër të tjera Harry foli edhe për marrëdhënien me William-in ku tregoi se mes tyre ka "ditë të mira" ashtu siç ka edhe "ditë të këqija".

 "Ne jemi vëllezër. Do të jemi gjithmonë vëllezër. Pa dyshim, po ndjekim rrugë të ndryshme për momentin... nuk takohemi më aq shpesh sepse jemi të zënë. Por e dua me gjithë zemër dhe shumica e këtyre raportimeve krijohen nga hiçi."- përfundoi ai.

*Shënim: Intervistën e Meghan-it dhe Harry-it, më të zgjeruar mund ta lexoni këtu.

Burimi: BBC