Përgatitjet për Halloween kanë nisur që herët dhe tani që 31 tetori është afër, planet thuajse janë drejt përfundimit.
Vitet e fundit, kjo "festë" është bërë shumë popullore edhe në vendin tonë, por çfarë dime ne rreth të vërtetave të Halloween-it?
Në Amerikë, kjo festë vjen menjëherë pas Krishtëlindjeve për nga rëndësia. Ndonëse më sipër e përmenda disa herë fjalën ‘festë’, a është vërtet 31-i një ditë për të festuar?
Faktet më të frikshme rreth Halloween-it, -ditës kur zgjohen shpirtrat e të vdekurve dhe vrasësit serialë dalin rrugëve në kërkim të vitimave të tyre, tregojnë të kundërtën!
Maskat nuk janë thjesht për t’u argëtuar
Ndonëse tashmë maskimi është kthyer në një motiv më vete, duhet të dini se më parë ai bëhej për një qëllim shumë të fortë. Popujt paganë i përdornin ato për të trembur shpirtrat e këqinj. Ajo që nisi me lëkurën ose kokën e prerë të kafshëve, tashmë është kthyer në kostume sirenash apo Batmani.
Nëse kafshoni një tortë dhe gjeni në të një gishtëz, atëherë kjo domethënë fat i keq në dashuri
Prej kohësh, torta e Halloween-it është bërë tradicionale për festën vetëm nëse brenda saj futej dhe një gishtëz metalike. Mirëpo, për zonjushat dhe djemtë të cilëve gishtëza u qëllonte në pjesën e tyre, kjo gjë s’ishte aspak shenjë e mirë.
Nëse ju ndodh që të jeni duke festuar në Gjermani, fshihini thikat
Edhe gjermanët e festojnë Halloween-in, por vetëm se ata e kosniderojnë si një formë nderimi për të vdekurit. Pjesë e kësaj tradite është dhe fshehja e thikave që gjenden në shtëpi me frikën se shpirtrat mund të kthehen në jetë dhe të lëndojnë dikë me mjetet prerëse që gjejnë rrotull.
Në Itali ju jepet mundësia të shikoni Biskotat e të vdekurve
Sigurisht që italianët kanë një recetë gatimi për çdo gjë, madje edhe për Halloween. Në këtë rast, ata përgatisin biskota në formë macaron të cilat i kanë quajtur Biskotat e të vdekurve.
Këto më lart, ishin faktet serioze që vërtetojnë pse Halloween-i nuk është një festë (aq e frikshme). Më poshtë do të gjeni disa arsye të tjera që na çojnë drejt festës çdo fund tetori!
1. Gjatë këtyre ditëve ne nuk shëndoshemi.
Ka shumë alkool, por maksimumi do të ndihesh i/e fryrë ditën tjetër dhe vetëm kaq. Nuk ka një gjel deti, sallatë ruse apo disa tepsi bakllavash për 15 ditëshin e ardhshëm!
2. Nuk ke pse të japësh-marrësh dhurata.
Maksimumi do të shpenzosh për kostumin, por asgjë tjetër. Nuk janë Krishtlindjet, Viti i Ri apo 7-8 marsi.
3. Ka shumë ëmbëlsira rreth e rrotull.
Karamelet (e frikshme) janë kudo! Mjafton të hapni dyert!
4. Eshtë thjesht një justifikim për të festuar.
Nuk është një festë, por ç'rëndësi ka? Mund ta shfrytëzoni atë natë për të kërcyer si kurrë më parë. Ashtu siç nuk e bëni dot në festat zyrtare!
5. Për një natë të vetme, mund të jesh çfarë të duash ti!
"Mean Girls" s'mund ta thoshte më mirë se kaq. Eshtë një nga ato netët në të cilat ti mund të bëhesh çfarë të duash! Polic, kryeministër, striptiste, lepurush a një tigër.