Celebrity

Samantha Markle nën hetim për fjalët e thëna kundër Princ Harry dhe Meghan

Shkruar nga Anabel

29 Tetor 2019

Samantha Markle nën hetim për fjalët e thëna kundër

Gjysmë motra e Meghan Markle, Samantha Markle u pezullua nga Twitter në fillim të vitit dhe tani po përballet me telashe të tjera. Sipas Daily Mail, policia në Florida ka nisur një hetim mbi të, pasi mendohet se ka bullizuar elektronikisht Princ Harry-n dhe Meghan.

Policia mori ankesa nga njerëz nga shtete të ndryshëm, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Suedinë. Mbetet e paqartë kush e kontaktoi policinë.

“Ka pasur një sërë akuzash për bullizëm elektronik,” tha për Sunday Mirror një oficer i angazhuar me çështjen. “Samantha Markle është në dijeni të këtyre akuzave. Nuk është arrestuar ende. Ky është një hetim i hapur dhe nuk mund të bëj komente të mëtejshme.”

Edhe pse nuk bëhet e ditur për çfarë krimi do të hetohet Samantha Markle, bullizmi elektronik mund të konsiderohet një formë persekutimi, që është i jashtëligjshëm në Florida.

Pak më parë, Dukesha e Sussex foli për vështirësitë që përjeton prej mbulimit negativ në shtyp. “U përpoqa të sillesha e ftohtë si britanikët. U përpoqa vërtetm por thjesht të dëmton së brendshmi. E dija që s’do të ishte e lehtë, por prisja të ishte e drejtë. Dhe këtë pjesë, s’po e përtyp dot,” tha Meghan.

Në fillim të tetorit, Harry dhe Meghan njoftuan se do të merrnin masa ndaj tabloidëve për “fushatën e pashpirt” që kanë organizuar kundër Meghan.

“Frika ime më e madhe është historia që përsërit veten. E kam dëshmuar t’i ndodhë një njeriu që doja fort, një njeriu që u kthye në mall dhe s’trajtohej e as shihej më si njeri,” shkruajti ai. “Humba nënën dhe tani gruaja ime është viktimë e të njëjtave forca të fuqishme.”