Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

2 Nëntor 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2019: Binjakët dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2019: Binjakët dhe

Mërkuri do të jetë në prapavijë në pjesën më të madhe të muajit, deri më 20 nëntor, duke ju dhënë një mundësi për t’u tërhequr dhe për të menduar më mirë vendimet dhe veprimet që keni marrë gjatë vitit. Në të njëjtën kohë, mendoni se cilët duhet të përmirësoni. Me fillimin e nëntorit, përfundoni projektet e lëna përgjysmë dhe mos merrni përsipër projekte të tjera sepse do të hasni vështirësi.

Mërkuri drejton shenjën tuaj, kështu që do të jeni tepër të ndjeshëm gjatë kësaj kohe. Kur ky planet është në prapavijë, nuk është koha ideale për të nisur një punë të re, për të prezantuar një produkt të ri apo për t’u angazhuar në një marrëdhënie. Gjatë kësaj periudhe, është mirë që të merrni kohë për të shqyrtuar listën e detyrave.

Hëna e re e muajit të kaluar, më 27 tetor, shkaktoi pak kaos në vendin e punës. Dikush ose diçka ju shokoi pasi mësuat një fakt, të cilin nuk e prisnit. Ndoshta dikush u largua nga vendi i punës, ose një klient ndryshoi plotësisht drejtimin e një projekti apo biznesi. Ju jeni një shenjë tepër e paqëndrueshme, që do të thotë që keni mundësinë të përshtateni shpejt.

Përsa i përket shoqërisë, pritet që të mos mungojë argëtimi teksa Marsi futet në Peshore më 18 nëntor. Miqtë në përgjithësi janë treguar të ngrohtë dhe të hapur me ju, ndaj me siguri do të jenë sërish të gatshëm për të qenë të vëmendshëm për të diskutuar ndjenjat tuaja.

Hëna e plotë më 12 nëntor do t’ju bëjë të dëshironi pak pushim dhe nevojë për t’u larguar nga rrjetet sociale gjatë fundjavës. Po kështu mund të bëni bisedime me dikë që ju këshillon për financat apo investimet. Pritet që të mësoni një fakt që dikush jua fsheh preh kohësh. Nëse jeni ju ai/ajo që mbani një sekret, ndoshta ka ardhur koha t’ua tregoni të tjerëve.

Më 24 nëntor, Marsi do të kundërshtojë Uranin, një përplasje kjo tepër e fortë ndaj me gjasë do të jetë një ditë e vështirë, emocionalisht, financiarisht dhe fizikisht.

Hëna e 26 nëntorit do të sjellë një mundësi të mirë partneriteti, ndaj tregohuni të vëmendshëm. Shumë Binjakë pritet të fejohen ose të martohen në fund të nëntorit ose dhjetorit.

Nëse jeni të martuar tashmë, mund të vendosni një synim tjetër për lidhjen tuaj. Por nëse raporti është ok, mund ta përdorni këtë periudhë për takime me dikë të fushës së biznesit, publicistikës ose profesionistë të fushave të tjera.

Përsa i përket karrierës, ditët pas 27 nëntorit do të jenë të mira, sepse Neptuni, sundimtari i shtëpisë suaj të dhjetë të ndereve, çmimeve dhe arritjeve, do të shkojë në pozicion normal duke ndikuar të ana profesionale.

Nëse mendoni se keni punuar shumë dhe nuk keni përparuar, tani gjërat do të ndryshojnë. Neptuni do të qëndrojë kështu deri më 23 qershor të 2020-s, ndaj ka ende shumë kohë për të bërë emër.

Në fund të muajit, do të dëgjoni një lajm të mrekullueshëm financiar, kur Afërdita në Bricjap do të vendoset në kontakt me Uranin, planetin e befasive. Lajmi do të jetë nga “prapaskena” dhe ka të bëjë me diçka që s’jua pret mendja. Më shumë para për ju.

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2019: Binjakët dhe

Ju mund të jeni ende në një episod të vështirë nga një lidhje dashurie, të shkaktuar nga Hëna e re në Akrep më 27 tetor. Nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme, por jo të martuar, duket se jeni pak të tronditur nga një zbulim a zhvillim i papritur. Gjërat po arrijnë një masë kritike dhe kërkojnë një vendim.

Çështjet në mendjen tuaj duken komplekse dhe kanë nevojë për të paktën gjashtë muaj që të zgjidhen. Muajin e kaluar, Urani kundërshtoi Hënën e re dhe u bashkua me Diellin, një lëvizje e ashpër kjo.

Por nëse jeni të martuar, nuk ka të ngjarë që të përjetoni një atmosferë të trazuar, sepse shtëpia juaj e martesës është e qetë. Nëse martesën e keni të qëndrueshme, ajo do të mbetet kështu. Sidoqoftë, fëmijët do të jenë tema e diskutimit, gjë që mund të sjellë mosmarrëveshje përsa i përket mënyrës si të kujdeseni për ta. Tregohuni të gatshëm të mbroni pozicionin tuaj nëse është e nevojshme.

Një ngjarje e bukur sociale do të ndodhë brenda katër ditëve afër 12 nëntorit, ku shumë miq do të jenë të pranishëm. Do të shkoni në një festë të rëndësishme, bamirësi, ose event gala. Një ngjarje e tillë do t’ju lehtësojë nga incidentet e muajit të kaluar dhe çdo shqetësimi tjetër të nëntorit.

Ky është një muaj i ngjeshur, sepse deri në 18 nëntor, do të përqëndroheni shumë te nevojat e familjes, shtëpisë dhe përgatitjeve për pushime. Po kështu mund të duhet të ndihmoni një nga prindërit.

Gjatë fundit të nëntorit, do të ktheni vëmendjen te marrëdhënia romantike. Emocionet do të jenë të trazuara, por miqtë do t’ju ndihmojnë për të marrë vendime. Diskutimi mund të ketë lidhje me fëmijët (ose një shtatzëni).

Marrëdhënia është e rëndësishme për ju, por duket se keni pasur arsye të forta për të mos u angazhuar plotësisht në lidhje. Të kuptuarit e arsyeve mund t’ju ndihmojë që të zgjidhni dilemat.

Nëse jeni beqarë dhe nuk po dilni me dikë, muaji tjetër do të jetë më “i ëmbël” dhe me më shumë mundësi.

Më 26 nëntor, zyra juaj do të jetë jashtëzakonisht e zënë, por do të jeni të lumtur me detyrat, pasi kështu largoni pak mendjen nga jeta private. Pyetjet mbi marrëdhënien ka të ngjarë të mbeten të pazgjidhura, por do të ketë përmirësime.

Astrologjia nuk jep një rezultat të paracaktuar, ndaj mund të bëni gjithë çfarë është më e mira për ju. Nëse e doni njëri-tjetrin, mund t'i zgjidhni dilemat. Në të kundërt, ndjehuni të lirë për të hequr dorë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.