Kinema & TV

Gjejeni çfarë, ‘Friends’ do të rikthehet vërtet

Shkruar nga Anabel

13 Nëntor 2019

Gjejeni çfarë, ‘Friends’ do të rikthehet

Porsi tha Jennifer Aniston në ceremoninë e People’s Choice Awards, ku u nderua si një ikonë, “Friends” ka gjetur jetë përtej transmetimit falë shërbimeve streaming.

Seriali është i suksesshëm prej disa dekadash, por mbështetësit më të mëdhenj janë të rinjtë, që s’ishin lindur ende kur “Friends” transmetohej në televizor.

Prandaj, ribashkimi vjen fiks në momentin e duhur. HBO Max po bën çmos që rikthimi i shumëpritur të kthehet në realitet.

Burime për The Hollywood Reporter konfirmojnë se gjithë kasti i aktorëve, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer dhe autorët, David Crane dhe Marta Kauffman, kanë rënë dakord për të realizuar një episod special.

Tani, thjesht duhen parë detajet dhe nevojiten ca firma të tjera. Pasi të përfundojnë burokracirat, duhen organizuar axhendat e gjithë kastit.

Ajo fotoja e të gjashtë aktorëve që riktheu Jennifer Aniston në Instagram ka kuptim tani apo jo?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston) on