TV Mania

Niko Komani flet për prapaskenat e ‘Fenix’: ‘Doli hit, por puna nuk ishte e mirë’

Shkruar nga Anabel

15 Nëntor 2019

Niko Komani flet për prapaskenat e ‘Fenix’: ‘Doli hit,

Mundësitë që një punë/projekt të dalë mirë nëse atmosfera në prapaskenë është e tensionuar janë të vogla, por ja që ndodh. Stilisti Niko Komani rrëfeu në “Vizioni i Pasdites” se ndodh që puna të dalë mirë, ndonëse gjatë procesit të saj situata nuk ka rezultuar fort komode.

“Po, ka dalë. Ka dalë edhe është bërë super hit. “Zogu” [Fenix],” tha Komani. “E gjithë atmosfera ka qenë e elektrizuar,” shtoi ai duke nënkuptuar tensionin e madh në prapaskenë gjatë xhirimeve të "Fenix" - Tuna ft. Cozman.

“Unë isha me Tunën, mundohesha ta qetësoja. Atmosfera ishte e elektrizuar [por] ai u bë hit. Shumë gjëra ndodhin [gjatë xhirimeve], janë prerë skena, sepse Tuna ra në pishinë. [Shumë] skena u prishën dhe ne mendonim që s’do dilnin kurrë. Por ishin disa skena të ruajtura nga çdo skenë e prishur dhe u bë hit. Prandaj them që ndodh,” përfundoi stilisti.

Ndër të tjera, Niko foli edhe për kopertinat e revistave, me të cilat ka bashkëpunuar më parë. Nuk i ka numëruar, por duhet të jenë më shumë se 100. Ai theksoi se gjatë periudhës kur punonte për Anabel, asokohe revistë e printuar, blinte gjithnjë revistat për t’i pasur në arkivin e punës së tij ndër vite.

“Besoj se duhet t’i kem [më shumë se 100]. Faktikisht, unë dikur – dhe vazhdoj e bëj – kur punoja te Anabel, blija tre revista, sepse më pëlqente ta blija dhe të kontribuoja për punën. Një për mamin, një për t’u hapur dhe për t’u shfletuar dhe një që ta kisha në arkivë."