Instagramming

Mami i Mario Dedivanovic është mamaja tipike shqiptare!

Shkruar nga Anabel

15 Nëntor 2019

Mami i Mario Dedivanovic është mamaja tipike shqiptare!

Mario Dedivanovic, sot është shumë i famshëm, por kurrë nuk harron t'i kujtojë rrënjët. Aq më tepër kur bëhet fjalë për nënën e tij.

Sot, ajo feston ditëlindjen e 73-të dhe artisti i make up-it s'mund kurrsesi të mos ndante urimin e tij me 7 milion njerëzit që e ndjekin.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario) on

"Gëzuar ditëlindjen gjithçkaja ime. I vetmi njeri që kupton zemrën time dhe kjo sepse kemi të njëjtën. Çdo natë para se të fle, unë marrë një mesazh nga ajo që më shkruan: 'natën e mirë, të dua' dhe çdo mëngjes është e njëjta histori.

S'ka rëndësi në ç'cep të botës ndodhem, mesazhi i saj është aty. Sot, unë harrova që është ditëlindja e saj dhe kur pashë datën e mora për t'i kënduar këngën. Çfarë bëri ajo? Më pyeti nëse kisha nevojë të vinte për të më larë rrobat apo të më ndihmonte me valixhet për udhëtimin e radhës. Do të isha i humbur pa ty. Të dua shumë!"- shkruan Mario, në foton ku shfaqet me të ëmën.

Mami i Marios me shumë mundësi ju kujtoi mamin tuaj, prandaj e dimë që, vështirë t'i mbani lotët.

Mami i Mario Dedivanovic është mamaja tipike shqiptare!

Sigurisht, super dedikimit s'mund t'i mungonte një urim nga Kim Kardashian, Emina Cunmulaj, Fadil Berisha e shumë personazhe të tjerë të famshëm.

Mami i Mario Dedivanovic është mamaja tipike shqiptare!

Kjo s'është hera e parë që Mario tregon sa i lidhur është me familjen dhe rrënjët e tij, pavarësisht largësisë fizike. Në tetor, kur inaguroi zyrat e tij të reja në Nee York, kujtoi sa shumë i kishte ëndërruar ato dhe përmendi se dikur, prindërit e tij pastronin ambiente të njëjta me ato që ai gëzon sot.

Djalë me këmbë në tokë!