Meqë postimet me Tom Hardy-n në Instagram-in e Anabel_Hostel janë lënë pak pas dore këto ditët e fundit, dje në mbrëmje u ngrit një pyetje, drejtuar specifikisht vajzave.
View this post on Instagram
Nga përgjigjet, shumica ishin "pro importimit", prandaj lindi nevoja për një mini-sondazh me titull: "Importojmë shqiptarë...", në alternativat e së cilës ishin listuar grupe shtetesh siç i shihni më poshtë.
Çfarë zgjodhën vajzat?!
1186 prej tyre, duan të "importojnë" djem nga Anglia/Belgjika/Hollanda/Zvicra. Çfarë ju thotë kjo? Kryesisht një pjesë e mirë e çunave shqipëtarë që emigrojnë drejt këtyre vendeve kanë "namin e bad boy-it".
Të atyre djemve që në vend të shkollimit zgjodhën emigrimin drejt këtyre shteteve si alternativën e vetme për një jetë më të mirë dhe në shumë raste, (pasurimit të shpejtë). Gjithsesi, ky është thjesht një perceptim i përgjithshëm, nga këndvështrimi i një pjese të mirë të vajzave shqiptare, sikundër e tregojnë edhe rezultatet.
Pas çunave të Anglisë, Belgjikës dhe Zvicrës vjen importi nga Amerika/Kanadaja/Australia. 838 vajza të tjera duket se janë të orientuara nga siguria dhe prosperiteti. Një djalë që jeton në Amerikë apo Kanada (përveç letrave),me siguri gocave ju jep përshtypjen e një njeriu të mësuar me punën, jetën, i njeh mirë përgjegjësitë dhe pse ndonjëherë është akoma në kërkim të vetes.
Në vend të tretë, vijnë shqiptarët e Italisë/Spanjë/Francë. Siç duket, 663 votuese duan më shumë djem të veshur mirë (si italianët), që dinë ta shijojnë jetën (si spanjollët) dhe janë të mirëedukuar (Franca)! Realiteti mund të jetë ndryshe, por të paktën në perceptimin e shumicës,një djalë i "importuar" nga këto vende, di të sillet me vajzat dhe do të të mahnisë me xhentilesën e tij.
Arritëm në fund dhe jemi afër Shqipërisë. 221 vende për djem të "importuar" nga Greqia/Turqia. Ndoshta, sepse si Greqia ashtu dhe Turqia janë shumë pranë nesh në shumë aspekte. Emigrimi masiv në Greqi, kultura apo zakone të trashëguara nga Turqia, i ka bërë vajzat më pak kureshtare për djemtë e rritur në këto vende, krahasuar me ata më lart.